• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TIRANA, KRYEQYTETI MESDHETAR I KULTURËS DHE DIALOGUT/  Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
Home
Kulturë

TIRANA, KRYEQYTETI MESDHETAR I KULTURËS DHE DIALOGUT/ Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet

15 December, 2024 s.autor Kulturë

Kryeqytetit do t’i shtohen dy muze të rinj përgjatë vitit 2025.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një dëgjese për buxhetin e vitit të ardhshëm në shkollën “Sami Frashëri”, tha se në kuadër të vitit kur Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, do të investohet në dy muze lokalë.

“Një muze tashmë e kemi blerë, është në pronë të bashkisë, janë Sarajet. Fillimisht, na u desh ta mbronim që të mos digjej, pastaj e bleu Bashkia e Tiranës për ta kthyer në një muze të qytetit, një shtëpi që është vërtet monument kulture. Shtëpia tjetër është garnizoni, ndërtesa kryesore te Garda. Edhe aty duam të kemi një muze të trashëgimisë tonë lokale. Vitin tjetër kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës do të investojmë në dy muze lokalë. Ndërkohë, për teatrin, le të më padisin ditë e natë, ai do të bëhet më i fortë, më i bukur, më i madh për 100 vitet e tjera”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë nxënësit e shkollave që të bëhen pjesë e aktiviteteve që do të mbahen vitin e ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Duke cekur zhvillimet në dekadën e fundit në kryeqytet, kryebashkiaku deklaroi se sot Tirana numëron rreth 11 milionë turistë, falë punës së bërë gjatë këtyre viteve, duke e shndërruar atë në një destinacion të preferuar nga të huajt për të kaluar pushimet e tyre.

“Kam një pyetje për të gjithë dyshuesit: Pse mendoni se vijnë gjithë këta turistë në Tiranë? Sot qendra është e rrethuar nga njerëz që po festojnë festat e fundvitit. Dikush nga jashtë nuk vjen në një vend të huaj të shikojë një rrethrrotullim të madh me 170 mijë makina, por vjen ku ka një hapësirë ku 10 mijë vetë janë duke festuar festat e fundvitit dhe ka aktivitete për fëmijët e për të rritur. Nëse nuk do e kishim as Muzeun e Gjetheve, as Muzeun Kadare, as Muzeun Dritëro Agolli, për çfarë do vinin në Tiranë? Brezi i ri nuk e mban mend fare se mendojnë që Tirana ka qenë gjithmonë kështu, por ne të tjerët po. Kur ti ke një koncert të Dua Lipës, të Rita Orës, të Ricky Martin, të Iglesias, të DJ të ndryshëm, vijnë dhe turistë nga vende të tjera. Sot Tirana ka pritur mbi 11 milionë turistë deri në nëntor. Deri në fund të dhjetorit o do i afrohemi o do i kalojmë 12 milionë, pra praktikisht mesatarisht 1 milionë turistë në muaj”, nënvizoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTAT NDAJ SHQIPTARËVE NË GREQI/ Një i vrarë dhe një i plagosur, detaje nga krimi i rëndë
Previous article REAL MADRID "NGEC" NË DERBI/ Ancelotti konteston gjykimin: Ndërhyrja ndaj Vinicius ishte 11 metërsh

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT