Në një kohë që e gjithë bota është gjunëzuar nga pandemia, në kryqytet vullnetarët e Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me institucionet i janë gjendur pranë qytetarëve në nevojë. I tillë është edhe rasti i publikuar ditën e sotme në tëitter nga aktivistja Iva Beharaj së bashku me një grup vullnetarësh kanë pedaluar dhe ndihmuar shumë qytetarë në nevojë. Aktivistja gjithashtu ka edhe një thirrje për të gjithë: “Merre biçikletën, ndihmo një familje, mbro ambjentin”-shkruan Beharaj.
Më poshtë gjeni postimin e plotë e aktivistes Iva Beharaj.
🙏🏽🌈Bashkimi bën fuqinë 🤘🏼🚲 Sot me @iden.petraj dhe grupin e vullnetarëve pedaluam dhe ndihmuam 20 familje pensionistësh ❤️👨👩👧 Tani me korsitë e reja vetëm për 20 minuta je në Vaqarr 💪🏽 Çfarë po prisni? 😊 Merre biçikletën, ndihmo një familje, mbro ambjentin 🌱 🚲🙏🏽 https://t.co/lkH8CiDjZ2






