Tirana dominon kupën e koshit në basketbollin e femrave. Ekipi bardheblu triumfoi në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi 73-57 Goga Basket në sallën sportive “Feti Borova”. Një triumf i merituar për vajzat bardheblu pas një finaleje të luftuar, por që në fund shkoi për vajzat e drejtuara nga Roland Vrami.
Tirana dominoi në periodën e parë, por Goga Basket u përgjigj në periodën e dytë me një rezultat të pjesshëm 21-14, aq sa shifrat në pushim shënonin vetëm +2 për skuadrën bardheblu, 42-40. Në periodën e tretë dhe të katërt diferencat në parket mes dy skuadrave u bënë evidente me Tiranën, që arriti të thellojë më tej rezultatin duke dominuar sidomos fraksionin e fundit.
Për Goga Basket ndikoi mbi të gjitha mungesa e stolit por dhe dëmtimi i Lalajt në periodën e dytë. Për Tiranën, ky ishte një rikthim te trofeu pas 6 vitesh.