• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Tirana Film Festival ndan çmimet, më i miri një film greko-bullgar
Home
Kulturë
Kinematografi

Tirana Film Festival ndan çmimet, më i miri një film greko-bullgar

13 November, 2017 irahetemaj Art, Kinematografi

Me dy trofe për një film që eksploron temën e korrupsionit, Tirana International Film Festival mbylli edhe për këtë vit rrugëtimin e tij.

Filmi “Glory”, një produksion greko-bullgar, ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të në Tirana International Film Festival. Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kinema “Agimi”, ku për 9 ditë dashamirësit e kinemasë kanë mundur të ndjekin mbi 250 filma nga e gjithë bota, me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentarë, eksperimentalë e të animuar. I shpërndarë në disa salla kinemash, por edhe teatrosh, TIFF ofroi gjatë kë- tyre ditëve jo vetëm një garë filmash, që rroknin tema nga më të ndryshmet që lidhen me shqetësimet e njeriut bashkëkohor, por edhe biseda e homazhe për kineastë të ndarë nga jeta, por që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë. Një ndër ta ishte edhe Viktor Gjika, i cili këtë vit do të duhej të festonte 80-vjetorin e lindjes dhe i ka lënë arkivës së filmit shqiptar krijime të arrira, ndër të cilët ata të paharrueshmit “Nëntori i dytë” e “Gjeneral gramafoni”.

ceremonia e cmimeve tiff

ÇMIMET

Ndonëse programi i këtij viti ofronte filma mjaft të mirë, juria u ndal tek ai me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov. “Glory” ka një fabul sociale, realiste, që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo-urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare. Juria e shpalli fitues këtë film me motivacionin: “Një film që i flet çdo kohe, çdo vendi dhe çdo shoqërie, me një zhvillim të jashtëzakonshëm të një subjekti të thjeshtë, që të gjithë e jetojmë çdo ditë. Një film me një forcë të madhe në mesazhin e tij, por dhe një vepër artistike me vlerë emocionale dhe estetike”. Filmi “Glory” gjithashtu u vlerësua edhe me çmimin e jurisë së medias. Regjisori më i mirë u shpall Gentian Koçi për filmin “Daybreak”, me motivacionin: “Një koncept i qartë regjisorial, një imazh i ndërtuar në çdo komponent në funksion të këtij këndvështrimi. Një gjuhë e thjeshtë kinematografike, që përcjell mesazhe të rëndë- sishme të realitetit tonë”. Për skenarin më të mirë u vlerë- sua filmi “T’padashtun” nga regjisori nga Kosova, Edon Rizvanolli, me motivacionin: “Një ndërthurje e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng. Një mekanizëm i ndërtuar përsosmërisht, ndërmjet kohës, mentalitelit, dramës dhe personazheve, që të befason me forcën emocionale”. Filmi më i mirë dokumentar u shpall “On the Edge” nga regjisori sirian, Lifeby Yaser Kassab, për “Një tregim personal tronditës mbi atë që do të thotë të mbash zi dhe se ç’do të thotë të çrrënjosesh, mbi gjendjet transitore dhe të paqarta të ekzistencës”. Ndërsa filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, “The Gold Rush”, nga Raúl de la Fuente, Spanjë, si “një narracion mjeshtëror që zgjerohet hap pas hapi nga një tragjedi lokale në Mozambik në një tragjedi me përmasa botërore. Shembull klasik i stilit të rrëfimit flutur që të trondit hap pas hapi deri në fund të tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Si duket sot Gentian Doda, i shumëkërkuari që liroi gjyqtari Miri
Previous article Vesa ka disa fjalë për Duan, ja çfarë thotë ajo

irahetemaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT