• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tirana fillon të mendojë për elitën, projekton “blindimin” e sulmit
Home
Futboll

Tirana fillon të mendojë për elitën, projekton “blindimin” e sulmit

7 March, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Tirana është 8 javë larg misionit final. Rikthimi në Kategorinë Superiore ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i bardhebluve, ndaj pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm te ngjitja.

Pozitat aktuale janë tejet të favorshme, megjithatë, për të mos diskutuar elitën, Ze Maria pret maksimumin e mundshëm prej 720 minutave të fundit, pra, 24 pikë.

Veç përgatitjeve që po kryhen në fushë për të pasur sukses në fazën “play-off”, klubi po punon njëkohësisht edhe për sezonin e i ri, ku sigurisht e llogarisin veten në elitë.

Dhe planet i kanë nisur me sulmin. Dyshja SentamuNgoo po projektohet edhe për sezonin tjetër. Pesha e ofensivës do i besohet dyshes, që deri më tani ka dhënë garanci në Kategorinë e Parë.

Shifrat flasin në favor të të huajve, të cilët, nga 46 gola të shënuara deri më tani, kanë realizuar afro gjysmën. Megjithatë, “finalet” me ekipet si Pogradeci, Tomori, Apolonia dhe Bylisi do të jenë një test i vërtetë për të dy futbollistët.

Në rast se do të ruajnë rimtin duke zgjidhur ndeshjet me golat e tyre, atëherë me siguri mund ta themi që Superiorja do të nisë me Sentamunë dhe Ngoonë, të cilët respektivisht kanë shënuar 11 dhe 9 gola.

Ugandezi erdhi gjatë verës në Shqipëri dhe nënshkroi një kontratë që e mban lidhur për 2.5 vite. Një sezon po shkon drejt fundit, ndaj, dashur pa dashur, ai edhe kampionatin tjetër do të jetë bardheblu.

Shanset për largim janë të pakta, e megjithatë në futboll kurrë nuk i dihet dhe sidomos nëse do të vinte ndonjë ofertë joshëse, që klubi nuk do t’i thoshte dot “jo”.

Disi më ndryshe është gjendja e Ngoosë. Anglezi, kur erdhi në nisje të këtij kampionati, firmosi një kontratë sozonale, por me opsion rinovimi për një tjetër vit. Derisa palët kanë shfaqur hapur dëshirën për vijimësinë e marrëveshjes, zgjatja pritet që të mos hasë pengesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Aksident në rrugën "Asim Vokshi" në kryeqytet, paralizohet trafiku
Previous article Era i mbyti fqinjët, nëna dhe djali tre ditë të vdekur…Arsyeja të copëton zemrën

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT