• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA ËSHTË SOT…”/ Veliaj: Në 2019-n do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve
Home
Sociale

“TIRANA ËSHTË SOT…”/ Veliaj: Në 2019-n do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve

1 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tirana e festoi ndërrimin e viteve me një spektakël të madh fishekzjarrësh, sapo akrepat u takuan në mesnatë. Me urimin për një vit të mbarë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është vendi i të gjithëve dhe ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në mbanë. Ai shprehu bindjen se edhe për 2019-n, të gjithë bashkë do të kemi një qytet më të mirë.

“Tirana është sot vendi i të gjithëve, ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në Tiranë! Ndaj, miqtë e mi, së bashku kemi bërë mrekullinë, kemi realizuar ëndrrat tona dhe jam i bindur se në vitin 2019, prapë bashkë, do të kemi qytetin më të mirë të shqiptarëve. Dua sot të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar nga Kosova; një përshëndetje të madhe të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe jam i lumtur që Tirana nuk është sot vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë ia kushtoi të gjitha arritjet dhe ç’do punë të këtij viti të gjithë qytetarëve të Tiranës. “Fjala “bashki”, vjen nga fjala bashkë, nga të qenit bashkë, nga të bërit të punëve bashkë, nga të ëndërruarit bashkë, nga realizimi i projekteve bashkë, ndaj unë dua t’iua dedikoj çdo sukses, çdo arritje dhe ç’do punë të këtij viti, të gjithë qytetarëve të Tiranës: atyre që janë tironsë “den-baba-den”, atyre që janë nga Tropoja, nga Tepelena, nga Kukësi, nga Saranda, nga Shkodra, nga Berati, nga Lushnja, nga Fieri, nga Dibra, nga Durrësi, nga Elbasani, nga Librazhdi”, tha ai.Veliaj vlerësoi edhe nismën e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit duke filluar nga sot, si dhe rritjen e bonusit të bebes që tashmë është 40.000 lekë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, darkën e pritjes së Vitit të Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës zgjodhi ta kalojë me punonjësit e Ndërmarrjes së Punëtorëve Nr.1, të cilët edhe në këto ditë festash kontribuojnë për të patur një qytet sa më të pastër. Duke u uruar atyre një vit të mbarë, ai u shprehu mirënjohjen për punën që bëjnë çdo ditë për një ambient sa më të pastër dhe të rregullt.

  • foto galeri
  • foto galeri

Festa nisi në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku performuan këngëtarët e njohur si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani, West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performanca e shkëlqyer e DJ Vinit. Spektaklit nuk i munguan as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOREJA E VERIUT DO..."/ Kim Jong Un paralajmeron SHBA: Hiqni sanksionet
Previous article 1 JANARI ERDHI! Këto janë ligjet që hyjnë në fuqi nga dita e sotme. Nga BEBET tek...

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT