• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA DREJT IMUNITETIT TË TUFËS? Epidemiologu jep LAJMIN E MIRË: Në disa zona të kryeqytetit…
Home
Sociale

TIRANA DREJT IMUNITETIT TË TUFËS? Epidemiologu jep LAJMIN E MIRË: Në disa zona të kryeqytetit…

28 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, komentoi në A2 situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri, por edhe variantin e ri të Covid-19 që u konstatua fillimisht në Britaninë e Madhe.

Epidemiologu u shpreh se në disa zona në Tiranë, imuniteti i tufës është në arritje e sipër dhe këtë e komentoi si një faktor që ka ndikuar në rënien e rasteve të reja. “Duket se në disa grupmosha të caktuara dhe në disa zona të caktuara, imuniteti i tufës është në arritje e sipër. Përgjithësisht janë mosha të reja dhe disa zona të caktuara në Tiranë. Automatikisht, kjo sjell edhe ulje të rasteve të reja. Megjithatë, nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, pasi nuk ka një studim në Shqipëri, por duhet bërë patjetër. E dyta, shohim rënie drastike të pozitivitetit të testimeve”, tha Alimehmeti.

Sa i përket variantit të ri të Covid-19, i cili u evidentua për herë të parë në Britani, epidemiologu theksoi se lajmi i mirë është se deri tani nuk kemi riinfektime të personave që e kanë kaluar koronavirusin.

“Skuadrat angleze janë goxha të forta në këtë hetim që po bëjnë. Megjithatë, ne i bazohemi vëzhgimeve. Fakti është se ka nisur atje në shtator dhe tashmë jemi në dhjetor dhe kjo është shqetësuese. Nuk ka pasur klinikë më të keqe, nuk pati vdekshmëri më të madhe. Pas njoftimit u mbyllën shtetet, por me vonesë. Komunikimi është pikë shumë kyçe. Varianti nuk bën ndonjë çudi. Aktualisht, po studiohet nëse vaksina do të jetë efektive ndaj këtij varianti. Deri në këtë moment, nuk kemi riinfektime me variantin e ri të personave që e kanë kaluar koronavirusin dhe kjo tregon se nuk kanë shumë ndryshim”, tha Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI I KOSOVËS NË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME/ Voton sot Buxhetin e vitit 2021...
Previous article E RËNDË/ Vdes miliarderi kinez, ja kush dyshohet se e helmoi

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT