• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA DIÇKA PA FORMË”/ Ylli Demneri replikon me Primo Shllakun: Tiranasit treguan mikpritje ndaj të ardhurve. Më kujtove dhomat me erë kaçkavalli
Home
Sociale

“TIRANA DIÇKA PA FORMË”/ Ylli Demneri replikon me Primo Shllakun: Tiranasit treguan mikpritje ndaj të ardhurve. Më kujtove dhomat me erë kaçkavalli

30 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shkrimtari nga Tirana, që ka kaluar shumë vite në Paris, Ylli Demneri ka replikuar me aktorin dhe artuistin Primo Shllakun.

Shllaku tha në një intervistë se Tirana i duket si diçka pa formë që nuk ka mundur dot të asimilojë dot ardhurit, ndërsa Ylli Demneri thotë se Tirana e tiransit janë ata që u treguan mikpritës ndaj të ardhurve.

Demneri, që ka jetuar edhe në Paris, jep edhe shembull nga Franca.

Postimi i Ylli Demnerit:

Zoti Primo Shkllaku,

Në intervistën tuaj dhënë para ca ditësh në emisionin e Krastës, përgojuat Tiranën dhe tiranasit me fraza të veshura me “thellësi mendimtari” e të shoqëruara me shtrembërim të syve e të surratin, për të lënë të kuptohej se Tirana dhe tiranasit ishin diçka pa formë e pa forcë sa nuk kishin arritur të asimilonin të ardhurit. Diçka… Kupton ti? Dhe si shembull morët Parisin.

Duke qenë se vij prej njërës prej familjeve më të vjetra tiranase dhe që më shumë se gjysmën e jetës e kam kaluar në Paris, mund t’ju them me bindje që edhe sikur kanalet televizive franceze të mos dinin se si t’i mbushnin programet, nuk do t’ju ftonin. Sepse fyerje të tilla për këtë apo atë qytet apo popullsi, bien era mesjetë.

Tirana e tiranasit kanë zotëruar e zotërojnë atë forcë të qetë që tiranasit i thonë “njerzillik” e që ia falën të gjithë të ardhurve : dibranë, çamë, gjirokastritë apo korçarë. Dhe kjo forcë e qetë zotërojë deri më 1944, para se të vinin bandat komuniste që futën këtë mendësi duke thënë se ishin ata që i zhvilluan Tiranën dhe tiranasit.

Dihet që superioriteti është shprehje e inferioritetit. E komplekseve. Në rastin tuaj, kemi të bëjmë me kompleksin e provincialit. Dhe sa për dijeninë tuaj, edhe Parisi ka njohur vala emigrimi. Francezë të ardhur nga Bretagne-a dhe nga Auvergne-a për arsye ekonomike. Edhe ata për shumë vite kanë qëndruar mes tyre. Nuk ishte Parisi, por koha që i bëri të shkrihen me parizienet e tjerë të ardhur nga provincat e tjera para tyre.

Kur ju pashë dhe dëgjova të nxirrnit ato mendime “brilante”, mu shfaqën para syve dhomat e konvikteve në Qytetin studenti që mbanin era djathë kaçkavall.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM PËR HAPJEN E PD"/ Mark Marku: Edi Rama i humb zgjedhjet. Edhe Merkeli i humbi kur...
Previous article FOTOLAJM/ Shefja e Infektivit Çomo publikon pamjet e infermierit gjatë luftës me Covid-19: Dashuri, mund, djersë...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT