• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tirana i bashkohet nismës “Vrapo me Objektivat Globale”, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi për 1 orë
Home
Sociale

Tirana i bashkohet nismës “Vrapo me Objektivat Globale”, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi për 1 orë

23 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Tirana i bashkohet sot nismës “Vrapo me Objektivat Globale” e organizuar në kuadër të “Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm” e miratuar në vitin 2015 dhe ku janë bërë pjesë 193 shtete nga mbarë bota. Për këtë qëllim Telekom Community Store , OKB, Telekom Albania dhe Bashkia Tiranë organizojnë sot në mbrëmje një vrapim simbolik, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës dhe Policia Rrugore kanë marrë masat dhe do të pezullojnë qarkullimin e automjeteve për 1 orë në disa prej segmenteve rrugore ku dhe kalon itinerari i këtij vrapimi.

 Për këtë qëllim ndalohet Qarkullimi në segmentin e rrugëve “Ibrahim Rugova” nga “Brigada e VIII” deri tek “Adem Jashari”, “Ismail Qemali”, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe “Lek Dukagjini”, nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek rruga “Ibrahim Rrugova”, sipas planeve të qarkullimit dhe orareve të mëposhtme:

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova” nga rruga “Brigada e VIII” deri në rrugën “Adem Jashari” nga ora 17 e 30 deri në orën 18 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” nga rruga “Vaso pasha” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Nikolla Tupe” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” nga sheshi “Willson” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga 18:00 deri në orën 18:30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Perlat Rexhepi” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 18 e 30.

Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Lek Dukagjini” nga sheshi “Nënë Tereza” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

 Ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugën “Pjetër Bogdani”, drejtim i detyruar djathtas, në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

 Gjithashtu itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane “Tirana e Re” dhe “TEG-Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- ish Stacioni i Trenit” gjatë orareve të përcaktuara, do të pezullohet në rrugën “Abdyl Frashëri” duke devijuar në rrethrotullimin e sheshi “Wilson” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkon të blejë bukë, nëna nga Tirana mëson se ku shkonte vajza pasi linte orët e mësimit
Previous article Kohëzgjatja perfekte për një seks të paharrueshëm

k.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT