• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THE TIMES/ Bunk’Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori
Home
Aktualitet
Reportazh

THE TIMES/ Bunk’Art një vend për të hyrë në mendjen e një diktatori

14 December, 2017 g.autor Aktualitet, Reportazh

Një vend i mirë për të hyrë në mendjen e një despoti, është në thellësi të një bunkeri atomik, ndërtuar nga ish lideri i Shqipërisë Enver Hoxha për të strehuar familjen dhe të gjithë parlamentin.

Poshtë në nivelin e pestë janë plot 106 dhoma fshehje në dalje të Tiranës, të ndërtuara mes korridoreve prej betoni të cilat të çojnë drejt një errësire të ftohtë.

“Hoxha ishte një psikopat i varur nga dhe i plotfuqishëm i cili vrau mijëra mes tyre dhe gra të cilat nuk pranuan të edukonin fëmijët  me frymën komuniste” thotë Carlo Bollino një Italian i cili I ktheu këto labirinthe të errëta në një muze.

Hoxha ishte një partizan i cili udhëhoqi Shqipërinë si një perandori e ndaluar prej 1944 deri në vdekje në vitin 1985. Diktatori Enver Hoxha e mori idenë e ndërtimit të këtij bunkeri  në 1968 nga udhëheqësi Koresë së Veriut Kim Il-Sung.

Bollino një gazetar i cili mbërriti në Shqipëri për të raportuar rënien e komunizmit nuk u largua prej këtij vendi. Tani ai po e përdor bunkerin që e ka quajtur Bunk Art 1 për të treguar se si Enver Hoxha e zhvilloi barbarinë e tij.

“Ai përdorte fshatarët për torturuar klasën e mesme, vriste intelektualët, kolegët e partisë së tij dhe të gjithë ata që dinin apo i njihnin dobësitë” thotë Bollino.

Carlo Bollino treon se: “Hoxha lëvizi njerëzit nga malet në drejtim të bregdetit dhe vice versa saqë sot pjata që të serviret në qytetin port të Vlorës është mish qingji i pjekur.”

Hoxha ndërpreu të gjitha lidhjet me aleatin komunist Rusinë dhe më pas Kinën përpara se të ndërtonte 170.000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë në pritje të çdo sulmi.

Duke hyrë në bunkerin e tij me pesë kate nën-dhe që ndodhet në Tiranë nëpërmjet derës së vogël të saj, vizitorët janë të ftuar të marrin telefonin e Hoxhës në dhomën e gjumit që ai përdorte,  për të dëgjuar fjalimet e diktatorit si muzikë ushtarake që rezonon poshtë korridoret ku tanket e oksigjenit të prodhuara nga kinezët janë gati në rast të një sulmi bërthamorë.

Jashtë dhomës 250-vendëshe për parlamentin është një varg fotografish të kishave shqiptare që u vunë në shënjestër kur Hoxha  mbaroi punë me armiqtë dhe më pas iu kundërvu besimeve fetare.

Duke deklaruar Shqipërinë një shtet ateist, ai shndërroi xhami në tualete publike dhe katedrale të mbyllura me beton, duke i përdorur ato si kinema apo palestra, prandaj Edi Rama, kryeministri aktual, mësoi të luante basketboll në katedralen katolike në Shkodër.

Në të tilla kushte i vetmi argëtim tjetër, tek sa Edi Rama u rrit, ishin filmat me Norman Wisdom të cilët çuditërisht lejoheshin nga Hoxha.

“Ishin filma kinez ose shqiptarë”  thotë Rama. “Hoxha nuk ishte budalla por një njeri pragmatist , një diktator që flirtonte sa me Kinën dhe Rusinë për ta mbajtur atë në pushtet.  Nëse ai do të kishte patur Twitter do ta kishin bërë mbret” shprehet Edi Rama.

Pas vdekjes sharmi Hoxhës u zbeh.  Në të njëjtin shesh ku pati një radhë gati gjysmë kilometra për të parë arkivolin e tij , Shqiptarët rrëzuan bustin 6 vite pas vdekjes.

Për ti kujtuar shqiptarëve se deri ku shkonte çmenduria e Enver Hoxhës ndër vite, Bollino organizon koncerte Xhazi apo edhe show të tjera në sallën e parlamentit brenda bunkerit pasi këto lloj rrymash muzikore ishin të ndaluara.

Që nga vdekja e tij, megjithatë, Shqipëria u përfshi  nga skemat (piramidale) Ponzi dhe rritja e trafikut të drogës që ka rrezikuar kandidaturën e vendit  për në BE.

“Askush nuk u ndëshkua apo u shpall  përgjegjës për urrejtjen midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit gjë e cila është ende e dhimbshme madje përvëluese” thotë Bollino.

Prandaj thekson ai ky bunker shërben për të kuptuar ato vite.  Bollino thotë se: “Njerëzit vinë këtu duke parë dhomat të mbushura me mobilie dhe gjëra të tjera të asaj kohe duke mbetur gojëhapur e të habitur.”

Italiani Bollino kërkon ta shtojë muzeun edhe me katin e pestë por era e rëndë e betonit ushtarak është e mjaftueshme për të kuptuar terrorin e çmendur të shekullit 20.

E për këtë Bollino shprehet se: “Kur ju e fshihni plagën ajo kalbet”./ shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hani farat e kungullit, janë shumë të shëndetshme
Previous article STINA E DIMRIT/ Ushqimet që duhet të konsumoni me patjetër këtë periudhë

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT