• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TIK-TOK “NON GRATA” EDHE NË SHBA! Ja shteti ku askush nuk do mund ta përdorë më rrjetin social
Home
Teknologji

TIK-TOK “NON GRATA” EDHE NË SHBA! Ja shteti ku askush nuk do mund ta përdorë më rrjetin social

18 May, 2023 s.autor Teknologji

Montana është bërë shteti i parë amerikan që e ka ndaluar aplikacionin kinez të videove të shkurtra, TikTok.

Guvernatori i Montanas, Greg Gianforte, e ka nënshkruar dokumentin në ligj, të mërkurën.

“Për të mbrojtur banorët e Montanas, të dhënat personale dhe private nga Partia Komuniste Kineze, e kam ndaluar TikTok-un në Montana”, ka thënë Gianforte, pas nënshkrimit të ligjit.

Vendimi i ri ua ndalon kompanive ofrimin e këtij aplikacioni nga 1 janari i vitit të ardhshëm, si dhe e parandalon TikTok-un nga operimi si biznes në shtet.

 

Për secilën ditë që kjo platformë do të jetë e qasshme, pas fuqizimit të ligjit, ofruesit e aplikacionit do të duhet të paguajnë gjobë prej 10.000 dollarëve. Përdoruesit nuk do të gjobiten, dhe ata që e kanë përdorur aplikacionin në të kaluarën nuk do të preken nga vendimi.

TikTok-u nuk ka reaguar ende ndaj këtij ndryshimi ligjor. Në ditët në vijim pritet të ketë ankesa ose padi që sfidojnë këtë vendim, me arsyetimet e lirisë së shprehjes. Në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance, TikTok veçse është ndaluar në pajisjet qeveritare të Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Britanisë, dhe Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto shtete i kanë përmendur shqetësimet për sigurinë kibernetike, si arsye për vënie të ndalesës.

Aplikacioni ka më shumë se një miliard përdorues në gjithë botën, dhe përdoret gjerësisht në SHBA dhe Evropë. Ekzistojnë shqetësime se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete, mund ta përdorin aplikacionin për të mbledhur informacion nga përdoruesit, dhe të përhapin më pas ndikim. Kompania, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto sugjerime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSTAGRAMI I TIJ KISHTE PROBLEME/ Reagon për herë të parë Luizi: Çapaçula...
Previous article U QËLLUA ME ARMË TEKSA LËVIZTE ME MAKINË/ Zbardhet dëshmia e ish-deputetit socialist: S'kam pasur konflikte me autorin

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT