• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tik-Tok NËN HETIM/ Ndikon negativshit në shëndetin mendor të fëmijëve
Home
Teknologji

Tik-Tok NËN HETIM/ Ndikon negativshit në shëndetin mendor të fëmijëve

3 March, 2022 k.autor Teknologji

TikTok është nën hetim nga një grup prokurorësh të përgjithshëm nga 8 shtete, për të përcaktuar nëse dizajni ose videot e shkurtra për përdoruesit me moshë të re ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre fizik ose mendor.

Prokurorët nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti po punojnë së bashku për të përcaktuar nëse Tik-Tok ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ka rrezikuar publikun. Hetimi do të trajtojë dëmet e mundshme të shkaktuara tek të rinjtë dhe vuajtjet e tyre të mundshme për shkak të përdorimit të aplikacionit, si dhe atë që Tik-Tok di për efektet e shërbimit tek fëmijët.

“Ndërsa fëmijët dhe adoleshentët tashmë po përballen me çështjet e ankthit, presionit social dhe depresionit, ne nuk mund të lejojmë që mediat sociale të dëmtojnë më tej shëndetin e tyre fizik dhe mirëqenien mendore,” tha Massachusetts AG Maura Healey, një nga udhëheqëset e koalicionit në një deklaratë.

“Ne kujdesemi thellësisht për ndërtimin e një përvoje që ndihmon për të mbrojtur dhe mbështetur mirëqenien e komunitetit tonë dhe vlerësojmë që prokurorët e përgjithshëm të shtetit po fokusohen në sigurinë e përdoruesve më të rinj,” tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë.

 “Ne mezi presim të ofrojmë informacion mbi shumë mbrojtje të sigurisë dhe privatësisë që kemi për adoleshentët.”, shtoi ai.

I njëjti grup po drejton gjithashtu një hetim ndaj kompanisë mëmë të Facebook -ut, Meta , që dyshohet se ka promovuar Instagramin tek përdoruesit e rinj, pavarësisht njohurive për dëmet e tij të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I LUFTËS/ Ukraina: Shkatërruam 20 automjete të rusëve në bazën ajrore Hostomel
Previous article MBETI E BLLOKUAR 2 ORË NËN RRËNOJA/ Prek me rrëfimin urainasja: Qava duke menduar se do të vdisja...

k.autor

Postime të ngjashme

CILAT JANË RRJETET SOCIALE MË TË PËRDORURA NË SHBA? Ja çfarë zbulon raporti i ri i Qendrës Kërkimore Pew Teknologji

CILAT JANË RRJETET SOCIALE MË TË PËRDORURA NË SHBA? Ja çfarë zbulon raporti i ri i Qendrës Kërkimore Pew

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private Teknologji

TJETËR ALARM KIBERNETIK/ “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT