Tik tak-u i opozitës u përball sot me të papritura që rrezikojnë ta çojnë në dështim.
Opozita e bashkuar prej javësh tanimë lajmëroi dhe u përgatit për protesën që u zhvillua paraditen e sotme para kryeministrisë.
Shumëkush mendoi se do kishte dhunë sipas deklaratave të krerëve politik e të tjerë menduan për një skenar të zakonshëm opozitar.
Ajo që erdhi e papritur dhe duket se shkatërroi të gjithë “skemën” e opozitës ishte lëvizja e pakuptimtë dhe çoroditëse e rrotullimit tri herë rreth kryeministrisë.
Këtu nisi edhe shpërndarja e mbështetësve si dhe një formë e hallakatjes që mbajti në fund vetëm militantët e partisë.
Ndonëse Basha dhe Kryemadhi kanë pritur më shumë protestues, ardhja përreth në formën e një “loje” sigurisht që nuk do ti shtonte ato.
Duke parë situatën, me anë të Flamur Nokës që sot kishte marr rolin e liderit, protestuesit ndoqën thirrjet dhe u nisën drejt Kuvendit, aty ku tanimë dihet se do të ketë dhunë duke pasur parasysh edhe protestat më parë.
E kështu ndodhi. Me të mbërritur, protestuesit nisën të gjuanin efektivët e policisë me sende të forta me preteksin e asgjëje, duke qënë se sot, ditën e shtunë nuk kishte as seancë plenare (?!)
Teksa përplasja midis militantëve dhe policëve vijonte, Basha ngrinte herë pas herë dy gishta si për të motivuar e më pas utle kokën në telefon për biseda më të rëndësishme se ajo e mbarëvajtjes së protestës.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi thuajse u zhduk për 1 orë se bashku me Sali Berishën që sot ndenji tërësisht në hije ndryshe nga katër protestat e para.
Në fund, ndodhi ajo që ndodh gjithmonë e nuk është më një surprizë. Kreu i demokratëve Basha, me një të lëvizur të dorës (hajdeni), iu drejtua protestuesëve që ta ndiqnin në selinë blu.
Aty ku me të mbajtur një fjalim e me një këndim himni, do ti dërgonte sërish në shtëpi, duke shtyrë kështu edhe njëherë tjetër “rrëzimin” e Edi Ramës.
Nuk është e qartë strategjia e opozitës, apo të paktën ajo që u mundua të bënte sot. Ama, ajo që u vërtetua edhe njëherë më shumë është se këtij bashkimi, i mungon përfundimisht strategjia dhe lidershipi.
Përgatiti: AlpeNews.al


