Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi kryeqytetas Tirana-Partizani. Ndërkohë, duket se tifozet më të zjarrta të Tiranës ishin dy vogëlushe të vogla.
Bëhet fjalë për Arba dhe Iris, vajzat e ish deputetes së PD, Jorida Tabaku.
Ish deputetja, e cila mundohet të jetë gjithnjë e rezervuar për jetën private duket se ka thyer rregullat. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto të dy vajzave të saj binjake Arba dhe Iris të veshura njësoj me fanellën e skuadrës së Tiranës.
Pavarësisht rezultatit të djeshëm, vogëlushet duken mjaft të ëmbla dhe ngjyrat bardheblu u shkojnë shumë.
Dy vogëlushet kanë lindur në vitin 2017, ndërkohë pak javë më parë Jorida solli në jetë edhe një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Dren.



