• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TIFF 2017, 254 filma nga e gjitha bota vijnë për publikun shqiptar
Home
Kulturë

TIFF 2017, 254 filma nga e gjitha bota vijnë për publikun shqiptar

3 November, 2017 irahetemaj Kulturë

Rikthehet Tirana Internacional Film Festival në edicionin e tij të 15. Motoja e këtij viti është “Pikturo jetën tënde, krijo të ardhmen”. 1,511 nga 133 vende të botës vërtetojnë më së miri jehonën që ky event ka pasur në tregun ndërkombëtar. Ky festival starton sot me ceremoninë e hapjes orë 18:00 në ambjentet e kinema Millenium për të vijuar me premierën e filmin Elvis walk home të regjizorit Fatmir Koçi.

Nën moton “Pikturo jetën tënde, krijo të ardhmen” vjen në edicioni e tij të 15-të i Tirana Internacional Film Festival. Këtë vit ky festival ka shënuar një numër rekord aplikimesh me 1,511 nga 133 vende të botës që vërtetojnë më së miri jehonën që TIFF ka pasur në botë si një festival i pavarur dhe me kritere të larta profesionale. Drejtori i festivalit, Agron Domi prezantoi programin e këtij viti në të cilin pritet të shfaqen premiera kombëtare, rajonale, europiane e botërore.

Agron Domi: Këtë vit kemi për publikun shqiptar, por edhe për atë të huaj jemi fokusuar tek Viktor Gjika, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Një homazh për veprën e regjisorit të njohur dhe të nderuar të kinemasë shqiptare.

Do jenë katër filma që do jepen në arkivin qëndror të filmit, 4 filma në anglisht. Ky do ishte shans i mirë për mysafir që të vijnë dhe për të rinj që nuk kanë vizituar ndonjëherë arkivin. Me këtë rast të shohin dhe teknologjinë, si është projeksioni si dhe veprën e Viktor Gjikës.

Anëtari i jurisë Denis Côte tha se qellimi kryesor është afrimi i publikut në kinema.

Denis Côte: Është detyrë e jona ta afrojmë publikun te kinemaja. Në kohën që jetojmë njerëzit janë të prirur të shohin filma në internet dhe kur këto filma janë të piratuar.

Ky është një problem botëror por në vendin tuaj është dhe më i ndjeshëm sepse dhe prodhime kinematografike këtu ka shumë më pak. Pra nëpërmjet aktiviteteve sic është Tirana Internacional Film Festival ne arrijmë të ndihmojmë kinematografinë dhe edukojmë publikun.

Edicioni i 15-të i Tirana Internacional Film Festival do të mbahet në sallat e të gjithas kinemave të kryeqytetit dhe tek Tulla Culturë Center nga data 3-11 nëntor dhe hyrja për publikun do të jetë falas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse disa njerëz kanë vazhdimisht të ftohtë?
Previous article E BUJSHME/ Ronaldo jashtë listës së Portugalisë, ja arsyeja

irahetemaj

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT