• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TI S’JE BURRË, ZBRIT NGA KULLA SE PËRNDRYSHE DO TË TË HEDH”/ Zbardhen dëshmitë e kontrollorëve të trafikut ajror
Home
Breaking News

“TI S’JE BURRË, ZBRIT NGA KULLA SE PËRNDRYSHE DO TË TË HEDH”/ Zbardhen dëshmitë e kontrollorëve të trafikut ajror

9 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë më parë Report Tv zbardhi bisedat në grupin e WhatsApp të kontrollorëve të trafikut ajror, biseda që në fundosën dhe 3 kontrollorët, për të cilët prokuroria sot kërkoi masën ‘arrest me burg’ për Armando Fezgan dhe Muhin Mezinin dhe “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.

Sot dalin të tjera dëshmi , ku njëra është e një prej kontrollorëve që nuk kishte pranuar të plotësonte formularin e paaftësisë për punë, por që më pas e kishte bërë këtë gjë. Sipas tij, pasi mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve.

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë nga kulla, përndryshe do ta hidhja nga kulla”, thuhet në dëshminë e njërit prej kontrollorëve të trafikut ajror, raporton A2.

Sipas mesazheve të zbardhura nga Report Tv,  Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Ditën e sotme situata në aeroportin e Rinasit u rikthye në normalitet, pas krizës prej më shumë se 48 orësh, ndërsa një pjesë e kontrollorëve u rikthyen në punë, pas thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku. Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VETTING PËR BABANË"/ Bledar Maksuti përballet me seancë të pazakontë në KPK
Previous article KORONAVIRUSI/ Shpërthejnë infektimet mes të rinjve amerikanë në qendrat e kujdesit për fëmijët

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT