• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TI MOS FOL GJA MOR NJISH…”/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit dhe..
Home
Aktualitet
Kronikë

“TI MOS FOL GJA MOR NJISH…”/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit dhe..

23 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar këtë të martë detaje nga dosja hetimore ndaj Ragip Gilës i cili është një personazh jo i panjohur për Pas njoftimit për të shtëna në lokalin “Idromeno” në Shkodër, mëngjesin e 8 shtatorit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes, jashtë lokalit ku ndodhi krimi, policia konstatoi një motoçikletë ngjyrë të zezë të vendosur në kambalec, në gjendje të ndezur e markës ‘Dayang’, ku në anësore të saj mbante mbishkrimin ‘Shimano’. 

Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë. 

Nga ana e ekspertëve të kriminalistikës u bë edhe tamponimi i celësit të kuadrit, si dhe i dy dorezave të këtij motomjeti. 

Por ndërkohë që kryheshin këto veprime paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, tashmë policia kishte rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes që me shumë gjasa nuk ishte larguar shumë larg vendit ku u përplas për herë të fundit, me makinën që kishte grabitur gjatë arratisjes së tij. 

Zonë, pranë ish-magazinave të mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër, e cila u rrethua shpejt nga forca të shumta policisë. 

Një efektiv policie mundi të identifikojë diçka të pazakontë në shkurret pranë brigjeve të lumit Kir dhe më pas konstatoi se objekti i dyshimtë i kamufluar në bimësinë e zonës, ishte pikërisht Ragip Gila i cili gjatë hedhjes nga shinat e trenit në zallin e lumit Kir, kishte dëmtuar këmbën, duke e bërë të pamundur largimin e tij të mëtejshëm. 

“Vendi ku u arrestua Ragip Gila ndodhet në ish-magazinat e mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër. 

Ku u gjet një automjet tip BMË i braktisur. Menjëherë shërbimet e policisë bënë krehjen e zonës”, thuhet në dosjen hetimore. 

Ragip Gilës, në momentin e dorëzimit iu gjetën me vete në çantën e tij një palë atlete ‘Nike’ si edhe një shishe plastike 1.5 litra, me lëndë djegëse brenda si edhe dy armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, me krehëra. 

Gila ishte një personazh jo i panjohur i krimit në Shkodër, i cili ishte arrestuar në fundin e vitit 2023 gjatë operacionit të koduar ‘Imazhi Fals’. 

Operacion ku në banesën e tij u gjet një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më tej si edhe lëndë narkotike e llojit kanabis. 

26 vjeçari  u lirua shpejt nga qelia dhe vendimi për lirimin e tij mbetet edhe sot i dyshimtë. 

Pjesa më interesante është se si fillimisht ai u dënua me 5 vite heqje lirie, vendim i cili më pas u ul në 1/3 e tij dhe më tej u konvertua në shërbim prove. 

Hetim që nisi aksidentalisht pas denoncimit që vëllai i Ragip Gilës bëri në dhjetor të vitit 2023, për zhdukjen e bashkëshortes së tij, Safetes, denoncim që çoi në banesën e familjes Gila në Shkodër, shërbimet e policisë, të cilat pas kontrolleve të ushtruara edhe në banesën e prindërve të denoncuesit gjetën aty sendet e paligjshme që implikonin Ragip Gilën. 

“Më datë 5 Dhjetor 2023, në orët e pasdites është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër për të bërë denoncim në lidhje me zhdukjen e bashkëshortes së tij, shtetasen Safete Gila, shtetasi Ergys Gila.

Ai deklaron se Ragip Gila është vëllai i tij, por nuk ka dijeni për gjërat e gjetura në banesë. 

Ergys Gila thotë se jeton në shtëpi në vete, ndërsa vëllai jeton në shtëpinë ngjitur me të tijën, së bashku me nënën dhe babain. 

I pyetur se për çfarë i sherbejnë vëllait sendet e gjetura në banesë, ai deklaron se nuk e di këtë gjë dhe se nuk i ka parë ndonjëherë ato gjëra”, thuhet në dosjen hetimore. 

Por ajo që duket se fundosi Ragip Gilën dhe zbuloi përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm dhe më pas solli edhe dënimin e tij, janë përgjimet ambientale që u bënë këtë kohë në komisaratin e Shkodrës, midis tij dhe të vëllait. 

Çka tregon në një fare mënyre edhe vetë personalitetin e tij dhe karakterin kriminal. 

Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan. A ndin mor? 

Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashë. 

Ragip Gila: Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkoll nji herë. Nuk të majn ty, ti rri i qetë. Nuk ke punë ti! 

Kan hi edhe n’bodrum. Sido me ken njito jan në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata. Njizet paketa çokullata…! 

Ajo që ndodhi më tej dhe tashmë është e njohur është se Ragip Gila më 4 mars të këtij viti u lirua nga qelia. 

Dhe vetëm disa muaj më pas, ai u rishfaq në një skenë krimi. 

Atë të datës 8 shtator, duke shkaktuar një masakër në Shkodër, me dy të vrarë dhe dy të plagosur. 

Lirim që u krye në bazë të nenit 59 të Kodit Penal ku Ragip Gilës iu pezullua ekzekutimi i dënimit me burgim dhe ai u la në provë për një periudhë prej 5 vitesh, me kusht që të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. 

Si edhe nuk duhej të shoqërohej të dënuar si dhe të mos zotëronte, mbante apo përdorte armë. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I VELIAJT/ Reagon Gazment Bardhi: I njëjti fund i pret…
Previous article PAMJET/ Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT