• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“T’I MBUSHËN LLOGARITË DHE TË BËN ME VILË”/ Gazetarja nxjerr detaje tronditëse për policin që vrau 7-vjeçaren
Home
Aktualitet
Kronikë

“T’I MBUSHËN LLOGARITË DHE TË BËN ME VILË”/ Gazetarja nxjerr detaje tronditëse për policin që vrau 7-vjeçaren

3 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Aida Topalli ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase. Në një postim në Facebook, ajo ka renditur disa arsye se çfarë nuk shkon me institucionet shqiptare.

Topalli shkruan se pavarësisht thirrjeve të shqiptarëve që pas kësaj ngjarje të rëndë duhet të largohen menjëherë nga detyra ministri Çuçi, ministrja Kumbaro dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, sërish kjo nuk e zgjidh situatën, pasi krimi tashmë ka kapur shtetin.

Sipas saj oficeri që i mori jetën Jonadës së vogël, i janë mbushur llogaritë bankare nga krimi, madje e kanë bërë edhe me vilë në Himarë.

Postimi i plotë i Topallit:

Zhurmë, kaos… njerëz të grumbulluar, që bërtasin e ulërasin… deti valëzon ende nga shpejtësia e një “përbindëshi”… një nënë që çirret, duke mos dashur ta besojë që iu shua drita e syve… Një baba që i  kërkon llogari drejtuesit të “përbindëshit”. Dhe ai, tërësisht i papërgjegjshëm, defiçent e arrogant, i përgjigjet sikur do t’i thojë që jam polic dhe si i tillë, mund të të marr edhe jetën, dhe ti s’më bën dot asgjë…

Sot, një ditë pas “gjëmës” që ra në Himarë, plazhi është bosh. Është vetëm kukulla që pret Jonadën të lozë me të. Janë vetëm rrobat e saj që presin t’i veshë… Janë edhe disa lule… dhe qirinjtë e shuara, të vendosura një natë më parë nga pushuesit, për shpirtin e engjëllit të pafajshëm…

Unë, kolegët e mi dhe mediat që raportojnë, shkruajnë e postojnë lajme… Shumica e të cilave, janë kërkesë llogarie.

Njëlloj siç bëmë me Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën, apo të gjithë ata fëmijë e të rinj, “të vrarë” nga “dora e zezë” e pushtetit.

Sot, po një ditë më pas, shteti u ngrit dhe shkoi bregdeteve, për të treguar edhe njëherë “dorën e hekurt”.

Sot, një ditë më pas, kryeministri i vendit çohet dhe thotë se ky është sezoni më i sigurtë turistik që ka njohur ndonjëherë vendi ynë. A thua se ne nuk jetojmë këtu…

Mirë qenkemi të sigurtë… mirë i bëmë edhe lajmet… mirë protestuam para Ministrisë së Brendshme. Mirë iku Gledis Nano, iku edhe Bledi Çuçi…

Por a e zgjidh kjo situatën? Jonada iku… për fajin e gjithësecilit. Iku për fajin tonë që nuk reagojmë çdo ditë, por reagojmë vetëm kur ndodh diçka. Iku për fajin tonë, sepse nuk kemi bërë kurrë sa duhet si popull, që të ndryshojmë disa gjëra që janë krejt minimale, e para siguria e jetës. Iku për fajin e atyre që mbyllin sy e veshë përpara problematikave serioze që kemi. Iku për faj të mungesës së masave serioze të ndërmarra nga Ministria e Turizmit. Iku për faj të Arjanit, njeriut që presupozohej që njeh ligjin dhe që duhej ta ndalonte skafin jo më afër se 300 metra nga bregu i detit. Iku për faj të mungesës së rojeve bregdetare. Iku për faj të tolerimit që i bënë kolegët e tij, se skafin mund ta fuste kudo. Mundësisht, për shkak të miqësive në nivele të larta, mund të vazhdonte t’i jepte gaz skafit edhe në mes të shezlongeve. Mund të vriste edhe njerëz të tjerë.

Por faji më i madh është i yti Arjan. I yti dhe i atyre Arjanëve që të dhanë krahë e zemër, e madje-madje, të frynë edhe xhepat e llogaritë bankare. Madje të bënë edhe me vilë në Himarë Arjan.

Nuk është jeta skaf e luks Arjan… Tënden mund ta jetosh si të duash. Por të paktën mos prekje tek e jona o shef.

Sot, të bllokosh 3 skafe nuk është zgjidhje. Nuk është zgjidhje as të nxjerrësh grupe efektivësh apo monitoruesish nga ministria përkatëse.

Ju mendoni se do i ndaloni “çunat e babit” dhe “çunat e Spanjës, Londrës, Belgjikës”, përsa kohë ata blejnë shefat, drejtorët, ministrat… 

Aksioni do zgjasë tre ditë, dhe ata do të vazhdojnë sërish. Se kanë dhënë pjesën. Nuk mundet askush t’i pengojë. Përndryshe fluturon në Tropojë, Kukës, e Macukull.

Unë shpresoj shumë, që të kenë marrë mësim dhe të mos bëjnë drifte në breg, për t’i rënë në sy vajzës me trupin e fytyrën gjithë Botox.

Uroj me shpirt që raste të tilla të mos ndodhin më. Lutem që asnjë i pafajshëm të mos vuajë pasojat e veprimeve të këtyre huliganëve, që marrin përqindje nga grupet e shpërndarësve të kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Mesdita sjell ulje temperaturash
Previous article ZBULON DETAJE TE TJERA/ Dëshmitari përlotet teksa tregon tragjedinë në Himarë: Babai nxorri...

F.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT