• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TI HEDHIM NË DET LESHTERIKËT E KËNETËS”/ Rama në Durrës: Me gjithë këtë pjesëmarrje, ky qark do të marrë edhe mandatin e nëntë
Home
Politikë

“TI HEDHIM NË DET LESHTERIKËT E KËNETËS”/ Rama në Durrës: Me gjithë këtë pjesëmarrje, ky qark do të marrë edhe mandatin e nëntë

8 May, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i PS, Edi Rama, ishte në takimin përmbyllës në Durrës, ku pasi falënderoi për pjesëmarrjen masive, u shpreh se me gjithë këto njerëz në shesh, ky qark do të marrë mandatin e nëntë.

Kryesocialisti Rama e ka nisur fjalimin e tij me ironi ndaj takimit të Berishës pak ditë më parë në Durrës. Rama falënderoi të pranishmit në shesh, duke thënë se ardhja e tyre sot ka pastruar gjurmën e leshterikëve që kishin pushtuar qendrën e Durrësit, duke shigjetuar PD-në.

Rama në Durrës:

Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”

Klodi kishte merak se në memorandumin e Kuçit, mandatin e 9 e vura 50%. Nuk ka të bëjë me të gjithë ju. Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu dhe po qëndroni dhe po duartrokisni fjalimin tim. Por ka të bëjë me sa shumë durrsakët që nuk para janë njerëz që lëvizin të dielën për të punë të tjera përveç qejfit të tyre.

 

Nëse ka masivitet si sot këtu, dhe do thyejmë sërish rekordin duke marrë 9 mandate për PS. Kur them Durrësi, jo vetëm qyteti por edhe Kruja dhe Shijaku. I falënderoj nga zemra Turin dhe Tonin për punën që kanë bërë. Falënderoj kryetaren e bashkisë Durrës, që mori përsipër pa e kërkuar, sot meriton respektin më të madh për udhëheqjen e qarkut me qetësi olimpike dhe vendosmëri për tu admiruar. Sot mbyllet rrugëtimi i filluar qytet më qytet, lagje më lagje, derë më derë. Fillon puna intensive për të siguruar daljen e çdo zgjedhësi dhe që askush të mos mbetet pa votuar. Ata që janë jashtë, të kthejnë zarfin pasi asnjë zarf nuk është mirë të mbetet pa u dërguar në 11 maj.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFILI: Kush është Papa i ri, amerikani Robert Francis Prevost?
Previous article SHBA I HOQI NON GRATËN? Berisha në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për Trump dhe për ju që rezistuat

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT