Mbi 202 mijë avionë, të cilët kanë kaluar mbi qiellin e planetit tonë janë kapur në jë pamje të mrekullueshme nga faqja e internetit FlightRadar24.
Dita më e ngarkuar për fluturime u regjistrua të premten, me rreth 202,157 aeroplanë që fluturuan nëpër qiellin e tokës.
Faqja ka publikuar edhe një skicë të fluturimeve që tregon masë avionësh që pothuajse mbulojnë qiellin në një det të verdhë.
Postimi në Tëitter u shpërnda më shumë se 12.000 herë.
FlightRadar24 tha se ishte dita më e ngarkuar këtë vit, dhe dita më e ngarkuar që ata kishin regjistruar ndonjëherë.
Organizata e ndjekjes globale të fluturimit u themelua në vitin 2006. Gjithashtu tha se ishte hera e parë që organizata kishte ndjekur më shumë se 200,000 fluturime në një ditë të vetme.


