• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THYEN KARANTINËN E KUNDËRSHTUAN POLICINË NË KORÇË/ 3 të arrestuar, 1 procedohet në gjendje të lirë. Njërit i gjendet drogë në banesë
Home
Sociale

THYEN KARANTINËN E KUNDËRSHTUAN POLICINË NË KORÇË/ 3 të arrestuar, 1 procedohet në gjendje të lirë. Njërit i gjendet drogë në banesë

18 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

3 persona janë arrestuar dhe 1 tjetër po procedohet në gjendje të lirë, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë kundërshtua forcat e policisë gjatë ndalimit të tyre. Arrestimet janë kryer në Korçë gjatë kontrolleve të policisë për respektimin e masave të vendosura për COVID-19 dhe goditjen e paligjshmërisë. Njërit prej të arrestuarve iu gjet edhe një sasi lënde narkotike dhe fara kanabis në banesë.

Konkretisht në fshatin Bulgarec të Korçës janë arrestuar dy persona,të cilët lëviznin pa autorizimin përkatës. Shtetasit  G. A., 35 vjeç dhe M. A., 34 vjeç, gjatë shoqërimit të tyre për në ambientet e Komisariatit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu në aksin rrugor Podgorie-Korçë, u konstatuan duke lëvizur jashtë fashës së lejuar, me mjetin tip “Benz” shtetasi L. J., 35 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar mjetin dhe shtetasi M. Xh., 22 vjeç, pasagjer. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe më pas në banesën e M. Xh., iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe fara kanabis, ku dyshohet se ky shtetas po përgatitej për t’i kultivuar.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. J., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË KARANTINË/ Rrugët e kryeqytetit thuajse bosh. Pamjet interesante që vijnë nga Tirana (FOTOT)
Previous article "POPULLI YNË VDES PËR POLITIKË"/ Kreshnik Spahiu: “Koha Jonë”, gazeta që prodhoi opozitë dhe lindi penat e gazetarisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec Aktualitet

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK Aktualitet

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari Aktualitet

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT