Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për median.
Burimet e Ora News konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Rogner për të prenotuar një sallë për një konferencë për median, që është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.
Nuk dihen detajet apo arsyeja e thirrjes së kësaj konference, ndërkohë që prej kohësh Tahiri është tërhequr nga jeta publike.