Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Ballikun kanë vizituar Bypassin e qytetit të Shkodër, që është në punime.
Rama është shprehur se rruga do të ketë të gjitha elementet urbanë që i mungonin totalisht projektit të mëparshëm, trotuare të gjera, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta.
Rama teksa ka folur për rrugën nuk ka lënë pa përmendur edhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademin.
“E para një herë që të kenë besueshmëri kryetarja e bashkisë, se sdua të bëj polemika me atë. Po është e pamundur ti shmangësh lidhur me bezdinë që krijon për të parë duhet të provojë se syri i saj shqetësohet duke parë atë zimbabve që ka lënë aty tek hyrja, mbasi ta pastroj dhe të tregoj se syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli horizontit për të parë të ardhmen atëherë edhe mund ta diskutojmë për ta bindur se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rrugë, as për të bërë një shëtitore ktu bëhet fjalë për një baypass që është edhe dikë mbrojtëse për përmbytjet,” tha Rama.


