• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THUMBON METËN/ Erjon Braçe: Dëshmorët nuk lajnë fajet e politikanëve…
Home
Politikë

THUMBON METËN/ Erjon Braçe: Dëshmorët nuk lajnë fajet e politikanëve…

1 November, 2020 s.autor Politikë

Zv.kryeministri Erion Brace, në një shkrim të gjatë, ka kujtuar muajin Nëntor, ku ka disa kremtime të luftrave të shqiptarëve për pavarësi dhe çlirim, e në këtë shkrim ka thumbuar qartë Ilir Metnë, i cili heronjtë e vendit i ka bërë axhendë të tij kohët e fundit.

Në shkrimin e tij Erion braçe thekson se heronjtë e Shqipërisë nuk “lajnë dhe amnistojnë fajet e politikanëve”, pasi sipas Braçes dëshmorët ishin idealistë dhe jo materialistë që duan t’i përdorin ata.

Dhe pse nuk e përmend Metën por ehde politikanët e tjerë, duket qartë adresa e numrit dy të qeverisë shqiptare…

Postimi i plotë i Braçes

Nëntori i kuq

Nëntori i dëshmorëve të atdheut! Nëntori i atyre që luftuan për pavarësi; Nëntori i atyre që luftuan kundër fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, çliruan atdheun! Është muaji historik i heronjve të vërtetë të këtij vendi; atyre që nuk kanë të ngjashëm, veçanërisht mes politikanëve të pas 1912-tës, pas 1939-tës, pas 1944-tës, pas 1990-tës e këtej po e po; atyre që janë heronjtë e popullit, e që kurrë nuk bëhen heronjtë e politikanëve; nuk ua lajnë e as amnistojnë, fajet, vjedhjet, vrasjet, as sharjet, shpifjet, fyerjet, kërcënimet; nuk ua legjitimojnë nevojën për pushtet personal gjithnjë, deri në fund fare, tek ai biologjik!

Ka një hendek të madh, shumë të madh mes tyre dhe atyre që bëjne si ta: idealizmi! Idealizmi i tyre i bëri dëshmorë të atdheut! Materializmi i këtyre i bëri politikanët e përjetshëm të atdheut! Ndaj në ditën e parë të nëntorit, kam një thirrje për ty: Ndero këtë muaj heroin tend! Luftëtarin për pavarësi, partizanin antifashist! Jo politikanin që abuzon me ta, herë i harron, herë i sulmon, herë i relativizon e i delegjitimon, herë bëhet bashkë me llumin e llumit që nuk ka lëne gjë pa bërë kundër heronjve të atdheut!

Tregoji Shqipërisë heroin tënd, fol për të, shkruaj për të; veçanërisht ti që je i ri, tregoji gjithkujt për stërgjyshin e gjyshin tënd që e bën këtë vend të pavarur e të lirë nga fashizmi e nazizmi!

ji krenar për të! Bëje ti e mos lejo që politikani atje tej të përdor heroin tënd për hapin e parë drejt fashizmit, sovranizmin!/ GazetaShqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Nuk do t’ia bëjmë atë nder Ramës
Previous article E NGUJUAR NË SHTËPI/ Ja si zgjodhi Fjolla Morina ta festojë këtë "Halloween" (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT