• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THUMBON ILIR METËN ME NJË POEZI/ Luan Rama: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë i shpalli tradhtar
Home
Politikë

THUMBON ILIR METËN ME NJË POEZI/ Luan Rama: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë i shpalli tradhtar

30 April, 2021 Delo.autor Politikë

Luan Rama ishte kandidati më i mohuar dhe i përjashtuar nga vetë partia e tij gjatë fushatës zgjedhore në qarkun e Vlorës, ku sulmet kryesore i ka pasur nga Ilir Meta por edhe nga Petrit Vasili, ku bënte thirrje të votohej e dyta në listën e LSI, Grisejda Myslimi, edhe pse partia nuk arrit të merrte dot asnjë mandat në qarkun e Vlorës.

Mirëpo këtyre sulmeve Luan Rama i është përgjigjur me gjuhë të koduar përmes një poezie dhe ‘thumbat’ janë për Ilir Metën, i cili e shpalli Luan Ramën tradhtar gjatë fushatës zgjedhore.

“Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.
Kur ajo mbaroi dhe flitej për të munguarit,
I shpalli tradhtare të gjitha pemët:
Pse ju çelët lule
Edhe në kohë të robërisë?!”, thuhet ndër të tjerat në poezi.

Postimi i plotë i Luan Ramës

Poezia është shpikja e parë pas shpikjes së gjuhës që e dalloi njeriun nga kafsha, ka shkuar një studiues serioz i saj. Pasioni im për poezinë është ndërkaq po aq jetësor sa vetë gjuha, ndaj më pëlqen që hëraherës t’ju ftoj edhe ju të shijoni ( sepse poezia shijohet, nuk lexohet ) poezitë që unë i zgjedh ndër poetët tanë më të shquar. Sot po ju ofroj një poezi prej mikut tim, poetit Hamit Aliaj, arti i të cilit e bën atë ndër bartësit e përgjegjësisë bashkë me Ilirian Zhupën, Rudolf Markun, Preç Zogajn e ndonjë tjetër, për të na dëshmuar se poezia e shkruar në shqip, ka poetë që ia mbrojnë nderin dhe që e nderojnë me shumë dinjitet edhe sot, jo vetëm si pasardhës të Dritëroit, Kadaresë, Arapit, Dhori Qiriazit, Xhavahir Spahiut etj, por më shumë si vazhdues e pasurues të një mozaiku vlerash të qenësishme për kulturën tonë kombëtare.

FAJE  DRUNI

Nga Hamit Aliaj

Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.

Kur ajo mbaroi dhe flitej për të munguarit,

I shpalli tradhtare të gjitha pemët:

Pse ju çelët lule

Edhe në kohë të robërisë ?!

Me sakicë në krah , një nga një i pret.

Me drunin e tyne gdhend

Të dekun prej druni,

Që del e i shet

Në emën të historisë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ 1 VITI E SHTRUAR NË SPITAL PËR SHKAK TË COVID-19/ Gruaja: Më thanë se tashmë s’dihej nëse Jason do të vinte sërish në shtëpi
Previous article RAPORTI PËR KRIMINALITETIN/ Zbulohet kërkesa që ka bërë kryeprokurori në Parlament: Shtoni si krim pasurimin e paligjshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT