• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THUMBON DULEN DHE IDRIZIN/ Rama: PS në Vlorë ka zgjedhur përfaqësues të minoritetit dhe komunitetit çam
Home
Politikë

THUMBON DULEN DHE IDRIZIN/ Rama: PS në Vlorë ka zgjedhur përfaqësues të minoritetit dhe komunitetit çam

11 March, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Vlorë, në një takim me kandidatët e Partisë Socialiste në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PS në Vlorë ka krijuar një skuadër fituese, me persona që jetojnë dhe kanë kontribuar për qytetarët. Ai tha se ndryshe nga PD, PS-ja, ka brenda listës persona që përfaqësojnë minoritetin dhe komunitetin çam. Rama nuk i ndali sulmet as ndaj prijësit të listave të PD në Vlorë, Bujar Leksajt, të cilin e quajti të alkoolizuar.

“Besoj që në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë kemi ngritur skuadra, brenda skuadrës së madhe kombëtare, që përfaqësojnë të gjithë përfaqësinë e komuniteteve brenda skuadrave. Me njerëz që vijnë nga të gjitha fushat e jetës dhe ne mendojnë se janë të denjë për të përfaqësuar çdo komunitet në Kuvendin e Shqipërisë dhe krijuar shqiptarëve një ofertë nga ana jonë. Pra është një skuadër politike, por që ka eksperiencën bazuar në boshtin, e grupeve të para parlamentare. Skeleti i skuadrës dhe prurjet e reja nga shoqëria janë muskulatura e skuadrës. Sot kemi zgjedhur të bëjmë një komunikim me format të kufizuar, duke kufizuar dhe numrin brenda listës së deputetëve, meqenëse ligji thotë 10 ne jemi 10, ndërkohë pala tjetër ka sjell një listë të paligjshme me 17 vetë që patjetër do të seleksionohet nga KQZ. Por është shprehja më e plotë e një çoroditje, tallje, për të futur njerëzit në halle e sherre me njëri-tjetrin. Megjithëse janë 17 vetë nuk është gjetur vend për një përfaqësues minoriteti. Minoriteti ku ka dhe votues që e kanë zemrën djathtas dhe që shikojnë nga PD, është lënë në harresë totale, si inekzistent, siç janë lënë në harresë dhe komuniteti Çam. Ne në skuadrën tonë kemi një përfaqësues të drejt të këtij komuniteti, jo vetëm që e kemi në listë, por në numrin e objektivit maksimal. Qoftë sekseri i Çamërisë dhe Greqisë, kanë vajtur të dy bashkë në qarkun e Tiranës. Një pasqyrë kuptimplotë dhe e gjithë lista e Tiranës pavarësisht majtas edhe djathtas për të parë se me kë shkohet përpara dhe vazhdohen punët dhe me kë jo vetëm që e dërgojnë Shqipërinë mbrapa, por e bëjnë qesharake. E kam thënë dhe më parë, si mundet që t’i ofrohet Vlorës Leskoja si komandant, një njeri i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin dhe shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri që zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë nëpër Shqipëri. Është vetëm një fosile nga muzeu i fosileve që ka prezantuar PD. Si t’i thuash Vlorës voto për një njeri që nuk banon fare në Vlorë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJTARI MË I RI NË HISTORI QË KA SHËNUAR 25-GOLA NË CHAMPIOS/ Shikoni me cilin e ndërron fanellën Mbape (VIDEO)
Previous article AEROPORTI I VLORËS/ Rama: Një hall i zgjidhur. Kontrata firmoset brenda 3 javësh, fillon punën

s.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT