Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka thumbuar liderët e opozitës në lidhje me shqetësimin e madh për popullin që i ka kapur, tashmë që dielli ka dalë dhe përmbytja është nën kontroll.
Teksa ka evidentuar punën e bashkisë për të përballuar situatën dhe ardhur në ndihmë banorëve, Ndreu i ka kujtuar Bashës e Kryemadhi, që vizitojnë në sapo del dielli zonat e përmbytura, situatën e përmbytjeve gjatë qeverisjes së Berishës.
Postimi i Ndreut:
Sot ka diell dhe uji po terhiqet. Por kane vershu taboret e opozites prane banoreve qe si pane askund ne kulmin e problematikes!
Ndersa rrinin ne shpi dhe nuk luajten vendit, tani ne diell po kacafyten kush eshte me i “shqetesuar” per popullin.
Bejne mire te tregojne sa meter kanale kulluese hapen gjate 8 vite qeverisje qeveritare dhe 4 lokale.
Kush e shiti naften e eskavatoreve te lene duke u ndryshk pa levize rroten ?!
Kush e thelloi drinin dhe shpetoi mijera banore te tjere?
Po perroin e Manatise kush e beri?
Po 48 km kanale kulluese ne Zadrime kush i beri?
Po bypasset ne qytet kush i beri? Po bllokimin e argjinaturave te kanalit Trashan-Raboshte dhe lumit te Gjadrit kush i beri dhe shpetoi me mijera familje?
Hapni internetin se i gjeni katastrofat me qytetin e gjithe zonat ne uje ne kohen ketyre qe mbijne si kerpudhat pas shiut!
Ama kur thone qe nuk eshte marre asnje mase, ketu tregojne se skane idene se ca ndodh ne terren duke abuzu turpshem!
Merrni cader se po ju ze dhimbja e kokes nga dielli, aman se ju kemi me kimet!


