• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THUMBOI” BERISHËN/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar sulmon Bashën: PD të mori për dore, “sojsëzi nuk behet kurrë sojlli”
Home
Politikë

“THUMBOI” BERISHËN/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar sulmon Bashën: PD të mori për dore, “sojsëzi nuk behet kurrë sojlli”

28 April, 2020 F.autor Politikë

Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita që ulërinte nuk ekziston më dhe se sipas tij qytetarët duan opozitën që drejton ai.

Kjo deklaratë u duk si një thumbim për ish-kryeministrin Sali Berisha që e ka drejtuar më parë PD-në, ndërsa për këtë i është përveshur keq ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Me tone ironike dhe akuza të forta ai i drejtohet Bashës duke i thënë i dashur Lulzim, ndërsa deklaron se ka bërë mbase shumë mirë që është distancuar hapur nga tradita e të bërit opozitë nga PD para se të zgjidhej kryetar!

Kulluri i kujton kryedemokratit se ajo opozita që “ulërinte” ka qeverisur për 13 vite dhe se oborri i selisë ishte gjithmonë i mbushur me demokratë. Gjithashtu ai përmend faktin se Partia Demokratike që ka drejtuar Berisha e ka futur atë në politikë dhe Basha sot e ka shkatërruar

“Është zgjedhja jote si kryetar i PD, nga ajo ç’ka ka mbetur! Por duhen saktësuar disa gjëra. Së pari ajo PD “që ulërinte nga maja e kokës” e mbylli bilancin me 13 vite në pushtet e 9 në opozitë. Pra ka qeverisur më gjatë nga PS!

Së dyti, para selisë së PD prej së cilës qenke distancuar ziheshim për një vend makine, kurse sot në oborrin e Republikës së Re mund të luash futboll 11-11!  Së treti, militantët e partisë ndiheshin të përfillur e të motivuar për të luftuar edhe kur lidershipi e kishte gabim! 

As nuk bliheshin, as nuk shiteshin e as i linin betejat në mes siç e ke bërë zakon. Së katërti, sa mend kishte administrata e partisë në atë kohë nuk ke ti bashkë me servilet e tu që kanë hyrë e kanë dalë në 7 vite. Nga kordinatore e deri tek deputetët anonime që nxorre nga xhepi në 12 të natës!

Së pesti, me atë opozitën që “ulërinte nga maja e kokës” nuk tallej as Nano, as Meta e as Rama siç bën piktori me ty dhe kalamajtë që ke sjellë në parti. Së gjashti, asnjë demokrat nuk mërzitet nga distancimi që ke marrë nga Republika e Vjetër siç e konsideron, sepse ajo parti që shkatërrove rrëzoi komunizmin, doli në opozitë e u kthye prapë në pushtet. Të mori dhe ty për dore dhe tashmë e trajton siç të trajton ty Rama, si nje gje pa vlere!

Se shtati, je si gjithnje genjeshtar! Ishe ti qe i vure flaken bulevardit e shkollave me molotov, ndersa tani “qenke bashkepunues me qeverine ne kete kohe te veshtire”! Ka dhe me shume per te te thene, por nje gje mos e harro! Kuroren e mbretit asnjehere nuk e trashegonin “femijet bastarde”, pasi u mungonte “gjaku blu”, e sic thote populli “sojsezi nuk behet kurre sojlli”! Beji te fala Rames e futu ne qeveri me te sic enderrove ne 2017!”, shkruan Kulluri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE NDARË DHE TI SI GJITHË NJERËZIA?" Fjoralba Ponari tregon ç’po ndodh me jetën e saj personale (FOTO)
Previous article LETRA E MJEKUT/ Pse në Itali po vdesin 300 % më shumë dhe çudia OBSH

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT