• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“THUJI TI JAPË GAZ. MEZI PRES ME DAL…”/ Dosja e SPAK: Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita
Home
Breaking News

“THUJI TI JAPË GAZ. MEZI PRES ME DAL…”/ Dosja e SPAK: Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita

5 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Prokurori Xhevahir Lita ndodhet tashmë i arrestuar dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Më 14 shkurt 2020 Prokuroria e Shkodrës regjistroi procedim penal ndaj Behar Bajrit dhe 12  anëtarëve të grupit të tij pasi SPAK shpalli mos kompetencën. Ndaj grupit Bajri kishte rënë akuza e “grupit të strukturuar kriminal” por rëndonin 9 akuza të tjera, nga vrasje me dashje në organizim të lotarive të palejuara, apo shtrëngim me anë të kanosjes

Ndërkohë Behar Bajri nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Në bisedat mes Prokurorit dhe Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit i referohen me nofkat ‘daci’ apo ‘lopata”. Ndërkohë që ky i fundit nga paraburgimi i 313 komunikonte në aplikacionin ‘SkyEcc’ përmes një telefoni tjetër që nuk ishte i tiji

“Pasi është kontaktuar nga Pëllumb Gjoka, ka ndërmarrë veprimet aktive duke përdorur kompetencat që  i jep ligji duke ndikuar dhe krijuar të gjitha mundësitë për lirimin e Behar Bajrit. Më 29 qershor 2020 dhe më pas ka ndryshuar dhe akuzat duke i zbutur ato” thuhet në dosje.

Më 29 qershor 2020 Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim me paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas kësaj date, më 30 qershor Xhevahir Lita kontakton drejtëpërdrejtë me Behar Bajrin, thuhet në dosje.

Madje ata i kërkojnë Xhevahir Litës të ndërhyjnë për të ndihmuar që të lehtësohet dhe masa e sigurisë për të dashurën e Behar Bajrit e cila ishte arrestuar edhe ajo gjatë një operacioni në Shkodër.

Bisedat nga paraburgimi “Jordan Misja”

Më 10 shkurt  2020  Behar Bajri komunikon me Pëllumb Gjokën dhe I thotë se do ishte mirë që dosja të hetohej nga “Xhev” ku dyshohet se ii referohet Xhevahir Litës dhe se është i gatshëm të paguajë lidhur me zgjidhjen e çështjes për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ora 13:55 e 10 shkurtit Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës:  “Me marrë xhev ishte me ken ma mirë 30 afroji”

Ora 14:16 po të 10 shkurtit Bajri shkruan “Veç të kryjmë punë… Mezi shpres me dal..Se kaq mllef kam…. Aj shoku mtha për nji javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ca të jetë me pagu paguaj.. Po për punë të vëllasë  qa flitet andej.. për vëllanë tim në Itali.

14 shkurt 2023

Biseda vijon me pseudonimin “Lopata’ për Behar Bajrin. Një Person tjetër nga paraburgimi, me telefonin e të cilit komunikon dhe Bajri, duket që interesohet për këtë të fundit

“Sa thu zgjat kjo e lopatës?… Thuji ti japë gaz të marojë dhe ktë punën e lopat…

Më 17 shkurt 2020 drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës caktoi që dosja të hetohet dhe përfaqësohet në gjykim nga dy prokurorë, Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita.

Nga 313 Behar Bajri i shkruante Pëllumb Gjokës.

Pëllumb Gjoka: Po fola, do bëj të pamundurën tha

Behari: Sa lekë den aj se maron për lekë..

Po ranci ka me kry punë

Akuzat ndaj

Më 23 korrik 2023, GjKKO caktoi masën e arrestit me burg ndaj prokurorit Lita duke e quajtur të arsyeshëm bazuar në provat se:

Personi nën hetim Xhevahir Lita, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, me qellim zëvendësimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq (Bajri) nga “arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” duke kryer veprime hetimore dhe drejtuar kërkesa gjykatës, dhe mos vlerësuar objektivisht rrethanat, ka konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.

Dyshohet se si pasojë e veprimeve të Xhavahir Litës (prokuror), në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, është bërë e mundur lirimi i Behar Brajoviq, i cili pas daljes nga paraburgimi dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020. Personat nën hetim Pëllumb Gjoka dhe Behar Brajoviq (Bajri), në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprime aktive të kryera me dashje duke dhënë dhe ofruar shuma monetare prokurorit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E BËRA PËR TY, S'MË NGRENË ATO 1500 EURO"/ ZBARDHEN bisedat e ish-shefit të Komisariatit me biznesmenin: Është muhabet "vk"
Previous article KENI BËRË PLANE PËR FUNDJAVËN? Moti në Shqipëri bën kthesën e fortë (PARASHIKIMI)

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT