Look-u varet nga karakteri… si rrjedhim edhe nga shenja astrologjie e çdo personi. Binjakët: fashion addict, Luani: seksi, Virgjëresha: elegante… zbulo të gjitha sekretet e stilit tënd sipas shenjave të horoskopit
Dashi
E vendosur, e zhdërvjellët, e lehtë: kjo je ti! Prandaj të pëlqejnë veshjet e rehatshme, të thjeshta për t’u përshtatur dhe kombinuar. Të humbasësh dy orë në mëngjes për t’u bërë gati? Kurrë! E çmendur pas veshjeve që nxjerrin trupin në pah, adhuron bluzat e ngushta dhe streçet që i vesh me xhaketa të hapura. Çfarë urren? Stilin romantik, rozën, frudat. Ke vetëm një objektiv: të godasësh, të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve. Dhe ia arrin më së miri.
Ngjyrat e tua: e kuqja, e zeza, tonet okër
Të preferuarat e tua: çizmet, çantat e mëdha, look-u i “vendosur”.
Demi
Shumë e djallëzuar, ke vetëm një fiksim dhe një talent: të biesh në sy falë veshjes. E njeh mirë trupin tënd dhe di mirë se si të nxjerrësh në pah pikat e forta dhe të fshehësh defektet. Je krenare për komplimentet që të gjithë të bëjnë për look-un tënd. Por nuk je nga ato që ndjekin verbërisht diktatet e modës: zgjedh tendencat që e bëjnë look-un e parzistueshëm. Rregulli yt: e bukura pa pompozitet, harmonia. Për të nxjerrë në pah linjat zgjedh mes veshjeve të ngushta, fustaneve të “ujshme”, transparencës dhe dekoltesë.
Ngjyrat e tua: të gjitha nuancat e të kuqes, tonet salmon, pjeshkë, motivet me lule dhe ngjyrat e natyrës si e gjelbra, kafja dhe gurkali.
Të preferuarat: fustanet e shkurtër, detajet femërore (aksesorë, bizhuteri, krehje …)
Binjakët
Të pyesin të gjithë: si ka mundësi që ke gjithmonë një look kaq rinor? E thjeshtë: ndjek modën dhe nuk humbet as edhe një tendencë! E çmendur pas veshjeve të buta, moderne dhe praktike, arrin të vishesh ashtu siç duhet, pa kaluar në teprim. Vetëm ti arrin që në konfuzionin e veshjeve të gjesh atë që të rri më mirë. Në bizhuteri të pëlqen maturia dhe finesa. Të pëlqen ta ekzagjerosh me ngjyrat dhe je mbretëresha e kontrasteve, gjithmonë të mirëstudiuara. Fanse e minifundeve, e xhinseve të ngushta, e stilit seksi, ke admirimin dhe zilinë e shoqeve të tua.
Ngjyrat e tua: E gjelbra, argjendi.
Të preferuarat: çanta që mbahen në sup, për t’i pasur duart e lira dhe stampat fluoreshente.
Gaforrja
Motoja jote: elengancë dhe komfort. Dhe e vë në praktikë çdo ditë! Të pëlqejnë si look-u xhise + atlete (të bukuara atletet dhe trendy xhinset), ashtu edhe veshjet chic në kashmir dhe mëndafsh. Kur del bëhesh mbretëresha e natës: vesh fustane të valëvitur në tyl ose muslin, që lënë të tejshihen linjat. Aksesorët e tu janë të rafinuar dhe romantikë: bizhuteri perle ose argjendi, këpucë të buta, të brendshme dantelle, pantofla sateni.
Ngjyrat e tua: Kontrastet, mundësisht bardh e zi. Tonet pastel, grija, bezha, bluja, lejlaja.
Të preferuarat: pantallonat dhe këpucët e rehatshme, sateni delikat që të përkëdhel lëkurën dhe dorezat, kur sapo fillon të jetë pak freskët.
Luani
Vuan nga ethet e blerjeve. Ideja që shpenzimet të zbrazin portofolin nuk të trembin, sepse për ty cilësia është thelbësore. Materiale të çmuara, peliçe, lëkurë, kërkon gjithmonë më të mirën. Adhuron veshjet couture. Por në rastet e veçanta nuk u thua jo as veshjeve të avullta. Aksesorët e luksit janë pasioni yt, koleksionon çanta dhe bizhuteri.
Ngjyrat e tua: e arta, nuancat e të kuqes, portokallisë dhe të verdhës.
Të preferuarat: fustanet deri tek gjuri, pantallonat super të gjata alla Katherine Hepburn
Virgjëresha
Rregulli yt: serioziteti chic. Nuk të intresojnë fare markat dhe firmat. Dëshiron thjesht të kesh veshje cilësore. Nuk të pëlqen ideja që trikoja jote të duket e përdorur pas disa larjesh. Të pëqlejnë format e thjeshta dhe të studiuara mirë. Look-u yt ideal është ai i Jackie Kennedy-t, i kuruar por jo i ashpër, për t’u ndier e lirë në lëvizje. Është e thjeshtë të vishesh në mënyrë femërore pa e komplikuar jetën. Pasioni yt janë aksesorët, që i përdor për ta bërë stilin tënd trendy.
Ngjyrat e tua: e zeza, tonet e të kuqes, roza, portokallia.
Të preferuarat: veshjet verore të gjata e të gjetra, të kombinuara me një xhaketë, sandalet me lak, nallanet.
Peshorja
Të pëlqen e bukura. Krehja, make up-i ose gardëroba, përpiqesh të kesh gjithmonë një imazh të kuruar edhe në fundjavë edhe kur fle. Në look-un tënd gjithçka është e llogaritur për të dhënë përshtypjen e harmonisë dhe di si të gjesh ekuilibrin mes formave, ngjyrave mes stilit seksi dhe atij chic. Të pëlqejnë veshjet që shoqërojnë linjat e trupit, fustanet e rrëshqitshëm, transparenca. Për të joshur nuk ngurron të nxjerrësh në pah këmbët ose dekoltenë, edhe të tepruara. E pasionuar pas aksesorëve, preferon më mirë të rrish në shtëpi sesa të dalësh me një veshje të pakuruar.
Ngjyrat e tua: bluja, e kuqja (me kusht që të mos jetë shumë e gjallë).
Të preferuarat: materialet e çmuara, xhaketat me detaje.
Akrepi
Je sensuale dhe provokuese, por pa e ekzagjeruar, sepse e urren vulgaritetin. Aleatët e tu: materialet e buta, lëkura dhe sateni, të kombinuara me prerje seksi. Larg frudave, preferon bluza të gjera, kurse në këmbë çizme ose këpucë me takë. Guximi nuk të tremb: tërhiqesh pas risive, nga format origjinale. Bizhuteritë e tua janë të ndezura dhe brilante. Nuk i thua jo as një tatuazhi të bukur.
Ngjyrat e tua: e zeza me kombinime të së kuqes ose të bardhës, tonet e thella dhe e artat.
Të preferuarat: çizmet, kaftani, veshjet e shkurtra.
Shigjetari
Çfarë diveje! Gjithçka të look-un dhe në qenien tënde tërheq vëmendjen. Fanse e ngjyrave, i përdor me bollëk dhe talent. Të tërheq stili barok dhe adhuron veshjet në të cilat përzihen mëndafshi, kadifeja detajet e arta dhe të argjendta. Mund të adoptoje me shumë dëshirë edhe stilin tradicional indian apo afrikan. Por stilin tënd “trial” e shpreh më mirë me bizhuteri. Por nëse vendos të ndërrosh stil, të paktën për një ditë, zgjedh veshje shumë elegante dhe të matura.
Ngjyrat e tua: portokallia, e kuqja, purpuri dhe nunacat orientale. Por edhe e kaltra dhe bluja dhe natyrisht ari.
Të preferuarat: çantat “oversize”, byzylykët e artë, të drunjtë ose perlë. Linoja.
Bricjapi
Të jesh chic, kjo është motoja jote. Të pëlqejnë veshjet me prerje klasike dhe elegante. Nuk të interesojnë veçanërisht kultet, nuk je një “fashion victim”, as një nga ato që vesh ato që i thonë të veshësh. Ke sensin e harmonisë të formave dhe di të nxjerrësh në pah trupin tënd. Fanse e stilit seksi-klasik, cilatdo qofshin tendencat. Në gardërobën tënde ka veshje cilësore, që i besohen intuitës tënde. Ke një dobësi të lehtë për stilin “vintage”. Dizhuteritë e tua janë diskrete dhe të thjeshta për t’u kombinuar me gjithçka.
Ngjyrat e tua: e zeza, grija, bezha dhe një nuancë bluje dhe të gjelbre fluoreshente.
Të preferuarat: një orë e bukur mashkullore, çizme me takë dhe majë kuadrate, fustane treçerekësh.
Ujori
Nëse ti vesh diçka, të tjerët duhet të jenë të sigurt: është një tendencë e ardhshme! Ke nuhatje pwr modwn. Ndryshe nga një “fashion victim”, që ndjek tendencat, ti krijon të tuat me shije të mirë dhe instinkt. Adhuron gjithçka që nuk është banale dhe mund të shëtisësh për orë e orë të tëra nëpër dyqane për të gjetur atë që ke në mendje. Shmang veshjet shumë të ngushta që të bëjnë të ndihesh si e burgosur, adhuron veshjet e buta dhe të derdhura, por pa adoptuar stilin casual: kërkon gjithmonë detajin origjinal, që të bën të dukesh ndryshe nga të tjerët. Të marrësh hua nga gardëroba mashkullore nuk të vjen aspak keq, përkundrazi. Look-u androgjen të shkon më së miri. Por ngelesh fanse e bizhuterive, sidomos e atyre ekstravagante, brilante, prej argjendi ose gurësh të çmuar (të vërtetë ose fals) me ngjyra.
Ngjyrat e tua: vjollca, bluja e errët, e zeza, e bardha.
Të preferuarat e tua: bluzat, pulovrat me jakë tw theksuar V, një varëse trial.
Peshqit
Joshëse, ëndërrimtare, e gjallë… tërheq vëmendjen e të tjerëve duke bërë sikur nuk e ke kuptuar. Të pëlqejnë veshjet e ngjitura pas trupit dhe të hapura, por i vesh me aq natyrshmëri sa nuk duken kurrë vulgare. Je fanse e materialeve përkëdhelëse si sateni dhe kadifeja. Për ta bërë edhe më femëror look-un tënd mban shpesh dekolte ose sandale me takë të hollë. Për të ndriçuar fytyrën përdor vëthë dhe varëse argjendi ose perle.
Ngjyrat e tua: nuancat blu, vjollca, e gjelbra, dhe në përgjithësi të gjitha ngjyrat e buta e të shndritshme.
Të preferuarat e tua: çantat djm he këpucët e argjendta ose me vija. Stampat tribale. Xhinset e gjera të kombinuara me një bluzë të ngushtë.