Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi njihet tanimë për fjalimet e saj të forta ku thelbi i tyre është gjithnjë e me shumë varfërimi i skajshëm i shqiptarëve.
Sipas, Kryemadhit shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Sot, në Konventen e LSI, kryetarja e LSI u shpreh se familjet ushqehen me 5 dollarë.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë në takimin me kreun e opozitës Lulzim Bashën, Monika Kryemadhi u shfaq me veshje sportive.
AlpeNews.al ka zbuluar çmimin e xhinseve që bashkëshortja e Presidentit mbante veshur dhe ato janë plot 600 dollarë.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit sot në Konventë:
“Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde”. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të çojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë çdo dorë që tenton ta bëjë këtë”.
Çmimi:




