• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE VOTUESVE NGA KOMBINATI/ Rama: Merrni gomarin që ju bën punë, s’jeni të detyruar që ta pëlqeni
Home
Politikë

THIRRJE VOTUESVE NGA KOMBINATI/ Rama: Merrni gomarin që ju bën punë, s’jeni të detyruar që ta pëlqeni

28 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë atë forcë politike që bën punën, nuk la pa shigjetuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një takim me të rinjtë në Kombinat, Rama tha se ai nuk ka dalë që të bëjë krushqi apo të kërkojë nuse, por njerëzit duhet të shohin që ai bën punën. Sipas tij, zgjedhja nuk duhet të bëhet për tifozllëk.

“Të jesh me PD dhe të votosh për PD sot janë dy gjera të ndryshme. Kjo pasi zgjedhja nuk duhet të jetë tifozllëk. Nëse je kombinatase, një kampionat lagje bëhet në Tiranë, ti me Kombinatin do jesh, edhe sikur të rrah Lapraka 10: 0. Por se kush do t’i bëjë punët, ky s’mund të jetë tifozllëk. Sjeni të detyruar që të pëlqeni Edi Ramën, s’ka dalë për të gjetur nuse. Është i martuar. S’ka dalë të bëjë krushqi me asnjë. S’ja pëlqeni çitjanet, e keni kollaj fare, një klik në telekomandë dhe e fshini. Këtu nuk bëhet fjalë për të pëlqyer Edi Ramën apo për të pëlqyer dikë tjetër. Ju pëlqen Luli? Ta marrin ta vënë në kornizë, ta vënë në mur dhe ta administrojnë si imazh. Po të duan dhe ta puthin në xham. Po kur vjen puna për zgjedhjen, është si puna e gomarit për të ngarkuar drutë. Nëse të pëlqen ngjyra e gomarit që fle, apo e atij që është në këmbë dhe ngarkon drutë. Merr gomarin që të bën punë dhe s’je i detyruar që ta pëlqesh. Je thjesht i interesuar ta zgjedhësh. Nëse ty s’të pëlqen që të mos paguash taksë, ‘amanet mushkat thonë plakat labe’. Nëse PD do të vinte një taksë të lartë dhe do bënte çudinë, hajt se po ja jepni do thonit. Por sa herë që rrisnin taksa, do merrni tranvajin e Tiranës. Me kë do të fitojë PD? Me Lulin? Ne kemi nisur vaksinimin masiv, dhe ai ka nisur infektimin masiv. Atij si shkon fare mendja. Sikur t’i thoja Belindës; Ta bëjmë një të fortë në Kombinat, mblidhi. Po kjo është e turpshme. Ju këtu njihni më shumë Monikën, ajo ka qenë e lidhur me kombinatin. Ajo bën shtëpi, por për veten. Aq shtëpi, sa dhe banjo për çdo mace. Për shtëpi pa leje, për rrumpallë, e patë që në mitingun hapës. Ajo është mënyra se si ata vendosën marrëdhënie me hapësirën e përbashkët. Kur ata kanë kontrollin, hapësira e përbashkët është jashtë kontrollit. E keni para ça thonë; “para 8 vitesh u bë një aksident; fitoi Edi Rama”.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS AKUZAVE TË ARIANIT/ Kristiani flet gjerë e gjatë për çështjen e çajit Matcha: Në jetë na ka ndodhur...
Previous article NIS VAKSINIMI MASIV NË GJIROKASTËR/ Dozat e "Sinovac" shpërndahen në 7 bashkitë e qarkut

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT