• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THIRRJE POLICISË SË SHKODRËS/ Gledis Nano: Zero tolerancë ndaj krimit, godisni bandat dhe parandaloni kultivimin e kanabisit
Home
Breaking News

THIRRJE POLICISË SË SHKODRËS/ Gledis Nano: Zero tolerancë ndaj krimit, godisni bandat dhe parandaloni kultivimin e kanabisit

27 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkoi nga policia vendore e Shkodrës zero tolerancë ndaj krimit dhe goditjen e çdo grupi dhe individi kriminal.

Ai i bëri këto deklarata të prera gjatë analizës njëvjeçare në Shkodër me forcat e policisë, ndërsa kërkoi dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë, drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Hamdi Fjora, tha gjatë analizës njëvjeçare se viti 2021 ka njohur një rritje të kriminalitetit krahasuar me vitin 2020.

Drejtori i policisë së Shkodrës veçoi zbardhjen e vrasjes së Endri Mustafës në fund ta majit të vitit të kaluar (2021), duke thënë se në ngarkim të autorit ka të dhëna se ka kryer disa vrasje në tri vitet e fundit në Shkodër, duke iu referuar Ibrahim Licit, i cili është ende një person i shpallur në kërkim.

Sipas tij, në vitin që lamë pas shqetësuese për policinë e Shkodrës është edhe rritja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me 2020-ën. Kreu i policisë së Shkodrës tregoi edhe prioritetet e këtij viti.

Më tej, ai theksoi se një rritje kanë pësuar rastet e trafiqeve të paligjshme dhe krimi ekonomik financiar, ndërsa kanë pësuar ulje krimet kundër pronës dhe mjedisit. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, u shpreh se qeveria shqiptare ka mundësuar të gjitha kushtet për policinë, që të luftojë krimin. Edhe ajo kërkoi zero tolerancë ndaj krimit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qëndruar për rreth dy orë në takimin e zhvilluar në Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VRAVA NJË PERSON"/ Si adoleshenti u dorëzua dhe rrëfeu krimin. I riu zbulon planin e hakmarrjes për babain e vrarë
Previous article "PO BËNI GABIM..."/ Kuvendi nis me debate, Alibeaj: Lëvizjet e befasishme s’i bëjnë nder seancës

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT