• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE OPOZITËS/ SHBA: Bojkoti nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe s’mund të sillte të tilla, tani merrni rolin që ju takon
Home
Politikë

THIRRJE OPOZITËS/ SHBA: Bojkoti nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe s’mund të sillte të tilla, tani merrni rolin që ju takon

1 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri që të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar.

Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit:

“Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike.

Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla.”

Sië njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Prishtinë Leonat Shehu, zyrtari i lartë amerikan i bëri këto komente në Prishtinë të premten, gjatë një takimi me studentë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Zoti Palmer i bëri thirrje opozitës të shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt.

Në këtë mënyrë, tha ai, opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.

Zoti Palmer foli edhe për reformën në drejtësi dhe tha se pas një pune të vështirë, Shqipëria është në prag të ngritjes së një zyre speciale të anti-korrupsionit dhe një byroje kombëtare të hetimit.

Fakti që më pak se 50% e mbi 160 gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut kanë arritur ta kalojnë atë është tregues se sa i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar ka qënë sistemi i deritanishëm, tha ai.

Shqipëria, theksoi zyrtari amerikan, është në prag të ngritjes së institucioneve të reja, si Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Heitimit, detyra e të cilave do të jetë të hetojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e zyrtarëve të lartë.

Zoti Palmer shtoi se ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURIZMI NË VJESHTË/ Saranda “pushtohet” nga 75 jahte turistike dhe 6 kroçera
Previous article REAGIMI I XHAKËS/ Guardiola i del në krah futbollistit: Ndodh që të humbasësh kontrollin, por...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT