• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THIRRJE BIZNESEVE NGA VLORA/ Ministrja e Turizmit: Duhet bashkëpunim për mbetjet
Home
Sociale

THIRRJE BIZNESEVE NGA VLORA/ Ministrja e Turizmit: Duhet bashkëpunim për mbetjet

16 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Vlorë, nga ku u bëri thirrje bizneseve private që të bashkëpunojnë për pastrimin e mbetjeve.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Vlorë, nga ku u bëri thirrje bizneseve private që të bashkëpunojnë për pastrimin e mbetjeve. Gjatë inspektimit, ministrja Kumbaro theksoi se Vlora ka qenë një rast i vështirë për sa i përket punës për pastrimin e territorit krahasuar me bashkitë e tjera bregdetare.

Vlorë/ Ministrja e Turizmit mesazh bizneseve: Duhet bashkëpunim për mbetjet“Më duhet të them që Vlora ishte fronti më i vështirë krahasuar me Durrësin, krahasuar me Kavajën, me Sarandën, me Himarën edhe me Rrogozhinën sepse Vlora iu shtua paketës së pastrimit të plazheve të AKB-së këtë vit. Na rezultoi fronti më i vështirë dhe në një farë mënyre unë dua të falenderoj Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që ka mbuluar edhe një pjesë të territorit të qytetit, që i takonte bashkisë për ta bërë”, u shpreh Kumbaro.

Në këtë periudhë kur flukset turistike pritet të rriten akoma më tej, sipas ministres Kumbaro puna më e madhe në Vlorë është ndërgjegjësimi, edukimi, komunikimi, por edhe ndëshkimi me gjoba. Ministrja u shpreh gjithashtu se në këtë proces, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me bizneset.

“Nga gjithë monitorimi që ne bëjmë të gjithë bashkë në 24 orë, problemin më të madh e kemi me bizneset. Dhe nëse do të duhet të përmirësojmë në mënyrë rrënjësore diçka, është komunikimi me bizneset. Dua t’u jap një mesazh bizneseve: Nuk mund të ketë turizëm, nuk mund të ketë shërbim në hoteleri, nuk mund të ketë shërbim në restorant ndërkohë që bizneset gënjejnë vetveten duke i marrë koshat e plehrave, duke i keqtrajtuar”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, numri i vizitorëve të huaj është 33% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Kumbaro solli në vëmendje edhe ligjin që ndalon zhurmat e larta, duke i kërkuar kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha që bashkia të përgatisë hartëzimin e territorit për të identifikuar zonat ku do të lejohet dhe ndalohet muzika e lartë, një proces ku përfshihen Policia e Shtetit, Policitë Bashkiake dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit. (Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE MENJËHERË PAS LINDJES SË VAJZËS"/ Getoar Selimi rrëfen si zbuloi se vuante prej 5 vitesh nga tumori pa e ditur: Doktori më tha që mund të humbisja...
Previous article "DASHURIA E PARË, VDIQ NË AKSIDENT"/ Ish-banorja e BB VIP zbulon engjëllin e saj mbrojtës: Fatkeqësisht...

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT