• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJA NGA PRESIDENTI/ Trump mesazh të gjitha shteteve: Izoloni qeverinë e Iranit
Home
Nderkombetare

THIRRJA NGA PRESIDENTI/ Trump mesazh të gjitha shteteve: Izoloni qeverinë e Iranit

26 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u bëri thirrje “të gjitha shteteve të izolojnë” Qeverinë e Iranit, për aq kohë sa udhëheqësia e këtij shteti vazhdon me politika të “agresionit” në Lindjen e Mesme dhe përtej.

Duke folur para liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump tha se liderët e Iranit po mbjellin “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në gjithë Lindjen e Mesme.

“Ata nuk respektojnë fqinjët e tyre ose kufijtë, apo të drejtat sovrane të kombeve. Në vend të kësaj, udhëheqësit e Iranit plaçkitin burimet e vendit për të pasuruar veten dhe për të përhapur kaos në të gjithë Lindjen e Mesme dhe përtej saj”, tha Trump.

Trump tha se “ne nuk mund të lejojmë që sponsori kryesor në botë i terrorizmit të posedojë armët më të rrezikshme të planetit”.

“Nuk mund të lejojmë që një regjim që thërret ‘vdekje Amerikë’ dhe që kërcënon Izraelin me asgjësim, i kërkojmë të gjitha kombeve që të izolojnë regjimin e Iranit, për aq kohë sa agresioni i tij vazhdon dhe kërkojmë nga të gjitha kombet që të mbështetin popullin e Iranit, teksa ata luftojnë për të rikthyer besimet e tyre fetare dhe dinjitetin e tyre”, tha Trump.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Trump paralajmëroi se SHBA do të vendosë më shumë sanksione ndaj Teheranit.

Në fjalimin e tij, Trump mbrojti vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore. Ai tha se ky vendim është mirëpritur nga vendet e tjera në Lindjen e Mesme.

Trump tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje në muajin maj dhe njoftoi për rivendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike.

Presdienti amerikan lavdëroi Poloninë, pasi sipas tij, ky shtet po punon që të pavarësohet nga furnizimi me energji nga Rusia dhe tha se “Gjermania do të bëhet krejtësisht e varur nga energjia ruse, nëse nuk ndryshon menjëherë kursin” në ndërtimin e tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Veriore” – që ka për qëllim sjelljen e gazit natyror nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, shkruan rel.

Duke folur mbi luftën në Siri, Trump paralajmëroi se SHBA do të përgjigjet nëse armët kimike përdoren nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ai tha se “qëllimi i përbashkët” i botës mbi Sirinë duhet të jetë zgjidhja e konfliktit përmes një zgjidhjeje politike “që do të bazohej mbi vullnetin e popullit sirian”.

Trump lavdëroi liderin verikorean, Kim Jong Un për “masat inkurajuese” që prej se të dy liderët u takuan në Singapor në qershor, duke e falënderuar Kimin për “kurajon dhe hapat e ndërmarrë” drejt uljes së tensioneve në Gadishullin Korean. Por, ai tha se “duhet të bëhet më shumë punë” nga Koreja e Veriut dhe se sanksionet amerikane do të “qëndrojnë deri në denuklearizimin” e plotë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot nisi punimet, të cilat do të zgjasin një javë.

Në hapje të punimeve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se në bota po “vuan nga një rast i rëndë i një çrregullimi të mungesës së besimit”.

“Njerëzit po ndihen të pasigurt dhe besimi është në pikë të ulët – besimi në institucionet kombëtare, besimi në mes shteteve”, u shpreh Guterres në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Në mesin e shteteve, njerëzit kanë humbur besimin në udhëheqësitë politike. Polarizimi është rritur dhe populizmi është duke marshuar. Bashkëpunimi në mes shteteve është më i ulët”, tha tutje Guterres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITORËT NË VEND/ Rama: Në 8 mujorin e këtij viti kishim rritje të ndjeshme të turistëve të huaj (VIDEO)
Previous article "DUHET TA NXEH PAK SITUATËN"/ Capital T lëshoi kunjën më diplomatike të mundshme (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT