• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“THINJAT E ATDHEUT”/ Saga e një “brezi të humbur”
Home
Kulturë

“THINJAT E ATDHEUT”/ Saga e një “brezi të humbur”

9 June, 2019 enxhi.autor Kulturë

Pak ditë më parë u promovua në Tiranë si botim i UET Pres, libri i Eugjen Merlikës “Thinjat e atdheut”, një libër që shënon në vargun e botimeve të këtij autori, një vlerë të shtuar për kujtesën, për analizën e thukët të së shkuarës, të tashmes e të ardhmes, rreth fateve dhe historisë së re të shqiptarëve. Për lexuesit e Rilindasit sjellim një pjesë të fjalës së autorit gjatë promovimit të librit dhe parathënien e poetit Skënder Buçpapaj, të cilat shërbejnë si një ftesë e bukur leximi për këtë libër.

Vëllimit tim i kam dhënë titullin “Thinjat e Atdheut”. Thinjat normalisht tek njerëzit janë sinonime të kohës që kalon, janë gjurmët më të dukëshme të viteve që shkojnë e që paralajmërojnë fundin e përvojës tokësore mbi këtë rruzull e afrimin e një tjetër jete për ata që e besojnë e të “hiçit që rrotullohet rreth hiçit”, për ata që përtej vdekjes shohin asgjënë.

Metafora e titullit e shtrin qëllimin e dukurisë në një spektër më të gjërë. Nga thinjat e njeriut tek thinjat e Atdheut, sepse ashtu sikurse individi ka një ecuri që kalon nëpër të gjitha stinët e jetës, ashtu edhe Atdheu, Kombi, bashkësia e krijesave njerëzore që njëjtësohen në gjuhën, zakonet, historinë, përvojën jetësore, kanë jetën e tyre që është shumatorja e jetës së brezave dhe ndihmesës së tyre në historinë e botës.

Ndryshimi ndërmjet nesh si individë dhe Atdheut e kombit tonëështë se ndërsa ne i nënështrohemi ligjeve biologjike të jetës dhe ndërrimit të saj, ky i fundit ka një jetë shumë të gjatë e, ndoshta nuk njeh vdekje kurrë. Por ashtu si ne që shpesh thinjemi para kohe nga problemet e ndryshme me të cilët përballohemi, edhe Atdheu, si pasojë e rrebesheve të historisë, mund të thinjet nga mundimet e dertet e pazakonta që shoqërojnë ecjen e tij të gjatë. Dertet e Atdheut janë ata të bijve të tij, ka një lidhje të çuditëshme mes tyre, të padukëshme, por tepër qenësorë.

Në një Vend të ndrydhyur nga pesha e derteve vështirë se mund të ketë njerëz të lumtur dhe, anasjelltas, lumturitë individuale i japin forcë e frymëmarrje kurmit të Atdheut. Historia e jonë, si popull e si komb, fatkeqësisht ka qënë shumë dorështrënguar n’atë drejtim. Shekuj të gjatë pushtimesh të huaja e paaftësie endemike për të krijuar bashkësi të organizuara e të zhvilluara, të shoqëruar nga një fatalitet historik e kanë shtyrë anijen tonë të lundronte në gjysmën e errët të botës, larg asaj të dritës, një gjëndje të cilën na e jep me pak fjalë njëri ndër personazhet madhorë të kulturës sonë, Imzot Fan Noli, në poezinë “Anës lumenjve”, ndoshta aktuale dhe sot e kësaj dite.

Pushtimet, tiranitë e diktaturat kanë shtuar thinjat e Atdheut, po ashtu si kanë bërë të mbijnë ato në lulen e rinisë tek bijtë e tij. Ngjyra e bardhë mbi kryet e njerëzve është ajo më e parapëlqyera në mendësinë e tyre. Në librin tim ka një shkrim për Dedë Gjomarkajn, një njeri i thinjur në pak kohë në një birucë të Sigurimit të shtetit, edhe se nuk kishte mbushur moshën 27-vjeçare, si pasojë e një arrestimi të fshehtë për të cilin nuk dinte asgjë askush. Me shakanë e një stoiku të vërtetë ai thonte më vonë “U zbardha sepse nuk munda të skuqem”. Thinjat e tij, ashtu si edhe të shumë të tjerëve në kushtet e tij apo të ngjajshme me të, ishin dhe thinjat e Atdheut, sepse flijimi i bijve të tij për idealet e rrugës së nderit e të luftës për lirinë e tij, i shtonin atij krenarinë, por edhe dhimbjen, sepse thinjat janë pasqyrë e dhimbjeve fizike e shpirtërore.

Thinjat e Atdheut i kam parë në mundimet e vuajtjet e atyre që i kanë kushtuar atij të gjithë jetën e veprën e tyre, shpesh të pakuptuar, të mallkuar, të përdhunuar madje edhe deri tek eshtrat e varreve. I kam gjetur në vepra të ndryshme letrare, kryesisht të realizmit mbas komunist, në dëshmitë tragjike e dramatike të një përndjekjeje të pashembulltë gjysëm shekullore, të pasqyruar në shkrimet e Visar Zhitit, të Fatbardha Saraçi Mulletit, të Elena Mirakaj Lulit, të Tomë Mrijës, të Aldo Terruzit, të Albert Frashërit, të Kurt Kolës, të Lekë Përvizit.

Thinjat e Atdheut ishin në sfondin e jetëve të mbaruara, apo të gjymtuara të bashkëvuajtësve në kampet e internimit, të cilëve u kam kushtuar shkrimet e mija in Memoria. Kanë nota të theksuara dhimbjeje ata shkrime kur i kushtohen atyre që ndërronin jetë para kohe, siç është rasti i Manjolës, një luleje të lindur në kampin e Gradishtit e që prehet e qetë në Nju Jorkun e largët.

Me një respekt të veçantë e një brengë të madhe në shpirt, në këtë libër i janë kushtuar dy shkrime një djaloshi idealist, Atjon Zhitit, që në agun e jetës u kthye (citoj) në një “meteor që do të ndriçojë gjithmonë qiellin tonë të hirtë, i ngulitur thellë në kujtesën tonë, i përkëdhelur gjatë në shpresat tona, për të patur një ditë një Atdhe të bashkuar, bashkëkohor, evropian, të qytetëruar, siç e përfytyronte, e konceptonte dhe e donte Ai”.

(Pjesë nga fjala e mbajtur nga aurtori, gjatë promovimit të librit “Thinjat e atdheut”, 31 maj 2019)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN NJË SËRË VJEDHJESH NË ELBASAN/ Kapet mat autori 16 vjeçar, tentoi të...
Previous article BURRI I SAJ NË KËRKIM/ Arabi i pasur i shpreh dashurinë publikisht Angelas

enxhi.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT