Arrestohet në Lushnje biznesmeni 45-vjeçar Bardhok Planaj, i njohur edhe si ‘kumbari’ i Shkodrës. Ai ishte lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie nga gjykata, të cilën e theu. Pas informacioneve policia shkoi në banesë për kontroll ku nuk e gjeti dhe në bashkëpunim me drejtorinë e Lushnjes e arrestuan. Planaj person me precedent të theksuar kriminal, u prangos ditën e sotme në Lushnje.


