Policia e Tropojës ka ndaluar dhe më pas ka gjobitur një qytetar i cili ka rezultuar pozotiv me Covid-19 dhe duhet të qëndronte në shtëpi.
Mësohet se ky shtetas ka thyer urdhrin për të mos dalë nga shtëpia deri në një periudhë 14 ditore, sipas rregullit, derisa tamponi i dytë ta nxirrte negativ.
Sipas Oran News, punonjësi i Policisë më pas e ka shoqëruar qytetarin në shtëpinë e tij dhe e ka paralajmëruar se në rast se do të kapet sërish jashtë banesës do ndiqet penalisht.


