• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THESI I RUBLAVE”/ Rama: Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus. Jo vetëm PD…
Home
Politikë

“THESI I RUBLAVE”/ Rama: Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus. Jo vetëm PD…

8 November, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një takimi në Kamëz ku u prezantuan punët e kësaj bashkie, se shumë shpejt do të shohim që jo vetëm PD-ja ka qenë e përfshirë me financimet ruse.

Sipas Ramës, greva e zhvilluar disa vite më parë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë, ka qenë pjesë e skenarit të financimit rus.

Kryeministri shtoi se mendon që edhe Partia e Lirisë është në thesin e rublave.

Edi Rama: Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luiftë, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj lufte, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luftë. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxiotur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të ërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luftë. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi.

Ishte e qartë, energjia dhe inflacioni kthehen në dy armë që shkojnë në çdo shtëpi. Fatura e energjisë futet poshtë derës ndërsa inflacioni është tek dera e çdo dyqani dhe në momentin që do paguash, të kap dorën dhe të thotë prit se kam dhe unë pjesën time këtu.

Ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuar në imagjinata, sepse ne kemi provën që PD është paguar gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë. Çadra e famshme dhe e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shquipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë stretegjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, PL, janë në thesin e rublave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CILËN NDARJE E PËRJETOI MË LEHTË? Blero nuk e ka problem të përgjigjet (FOTO)
Previous article "I THANË SE DO E ÇONIN NË TIRANË POR..."/ Hoxha zbardh telefonatën me Spartak Dyrmishin

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë Aktualitet

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT