Në vitin 2014, Edlira Copa tronditi si mbarë opinionin publik në Itali, por edhe në vendin tonë.
Nëna shqiptare në mars të vitit 2014 vrau me thikë vajzat e saj në shtëpinë e saj numër 87 në Corso Bergamo, në rrethin e Chiusos.
Por sot teksa kanë kaluar pesë vite çfarë ka ndodhur me nënën që theri me thikë tri vajzat e saja?
Mediat italiane kanë ri sjellë historinë e nënës shqiptare edhe njëherë. Mësohet se që nga 1 qershori ajo ka lënë qendrën e rehabilitimin në ish-spitalin psikiatrik të Castiglione delle Stiviere dhe tani është vendosur në një qendër të mbrojtur në krahinën e Leccos.
Kujtojmë këtu se nëna shqiptare Edlira Capa vrau me th ikë tre bijat e saj, Simona 13 vjeç, Keisi 8 vjeç dhe Sindi vetëm 3 vjeç.
Më, pas ajo tentoi t’i jepte fund edhe jetës së saj, por falë ndërhyrjes së karabinierëve ajo mbijetoi.
Në atë kohë u tha se ajo ua kishte marrë jetën vajzave të saj, pasi ishte ndarë nga babai i tyre Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte f rikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.
Pasi ndodhi ngjarja mizore, ajo e ka të pamundur të kuptoj se çfarë ka ndodhur dhe ndaj nuk është dënuar për vrasjen e tre vajzave të saj.
Pritet ende që ekspertët të thonë fjalën e fundit për gruan shqiptare.





