• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Themelohet ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve në Maqedoni
Home
Kulturë

Themelohet ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve në Maqedoni

11 November, 2017 xhesi.editor Kulturë

SHKUP- Për herë të parë në Maqedoni do të themelohet Ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve shqipe, deklaroi zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

“Për herë të parë në këtë proces kemi marrëveshje për themelimin e ansamblit shqiptar të këngëve dhe valleve shqipe për të cilin janë parashikuar mjete financiare për vitin 2018 duke bërë të mundur konsolidimin dhe funksionimin e këtij ansambli”, theksoi Lika.

Sipas tij Programi në gjuhën shqipe TVM 2 do të punojë 24 orë, ndërsa kanalet e nacionaliteteve do të punojnë në kanal të posaçëm.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika theksoi gjithashtu se në buxhetin e vitit 2018 të gjitha kërkesave që i kanë bërë universitet shqiptare UT, UNT dhe i Evropës Juglindore u është përgjigjur pozitivisht në bazë të nevojave të tyre.

“U jemi përgjigjur të gjitha kërkesave duke plotësuar kështu nevojat e universitetit Nëna Tereza për të cilin ne kemi marrëveshje që të punohet pa ndërprerje deri në përfundim të punimeve, konsolidimit të sistemimit të punonjësve për t’u vënë në shërbim të studentëve”, nënvizoi Lika.

Ai është shprehur se e njëjta gjë ka të bëjë edhe me dy universitetet e tjera.

Sipas Likës me buxhetin e vitit 2018 janë siguruar 220 milion denarë për projektin kryesor të Universitetit “Nëna Tereza”, 88 milion denarë për rroga, për Universitetin e Tetovës janë siguruar 330 milion për investime, ndërsa 600 mijë euro janë siguruar edhe për UEJL-në edhe pse nuk e ka statusin e universitetit publik.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Habit gruaja/ Ofron 30 mijë euro për çantën e humbur
Previous article I MAHNITSHËM/ Dalin fotot e telefonit më të ri nga Samsung

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT