• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THELLOHET SKANDALI/ Zbardhet vendimi i Apelit të Janinës. Si u kapën zyrtarët e Doganës në flagrancë për kontrabandë në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

THELLOHET SKANDALI/ Zbardhet vendimi i Apelit të Janinës. Si u kapën zyrtarët e Doganës në flagrancë për kontrabandë në Greqi

23 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Thellohet skandali me zyrtarët e doganave shqiptare që po gjykohen për vjedhje kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal në Greqi. Sipas dokumenteve të gjykatës së apelit në Janinë Artur Sejati me detyrë drejtor i hetimit doganor dhe vartës direkt dhe i drejtorit të përgjithshëm Genti Gazheli, është kapur në flagrancë së bashku me zyrtarët e tjerë të doganave duke kontrabanduar dy kamionë me mallra të vjedhur.

Në aktet e gjykatës thuhet se të akuzuarit nga data 29 maj 2016 e në vazhdim, duke vepruar së bashku, kanë formuar me dashje një grup kriminal të strukturuar, me më shumë se tre persona, duke kryer vjedhje dhe grabitje. Në krye të grupit sipas drejtësisë greke ishte vete drejtori I hetimit doganor Artur Sejati, i cili më 30 qershor 2016 po shoqëronte dy kamionë me mallra të grabitur duke i hapur rrugën me një fuoristradë me targa shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrugën dytësore Konicë-Janinë, në afërsi me kampin Ushtarak të Kalpaqizit, Sejatit i është bërë shenjë për të ndaluar nga patrulla e policisë për te ndaluar për kontroll të automjetit, urdhrit të policisë shtetasi i mësipërm nuk i është bindur. Sipas akuzës greke zyrtarët e doganës shqiptare kanë bërë çmos që ti shmangen policisë helene, madje me veprimet e tyre kanë tentuar që tërheqin vëmendjen nga kamionët me mallra të vjedhur. Të pandehurit janë mbajtur tre dite të ndalur në Greqi e më pas hetimi ndaj tyre ka vazhduar në gjendje të lire. Çështja ndaj tyre është zbardhur nga katër dëshmitar që janë punonjës policie. Por pavarësisht akuzës së rëndë mbi zyrtarët e doganës shqiptare, Drejtori Genti Gazheli ka menduar t’i promovojë ata. Personi i cili drejton hetimin doganor Shqipëri, akuzohet në Greqi një vend anëtar i bashkimit, për kontrabandë. Ndërsa gjatë këtij viti tre zyrtarët e tjerë janë promovuar me poste kyçe po me urdhër të Genti gazhelit.

 

Klandi Malaj, nga specialist hetimi është emëruar në 20 prill të këtij viti përgjegjës i zyrës së Hanit të Hotit. Po në 20 prill të këtij viti Elton GISHTI nga specialist hetimi është emëruar përgjegjës i zyrës mjaft të rëndësishme të sheshit të trageteve ne Durrës. Ndërsa Mirel Beshiku me urdhër të Genti Gazhelit më 27 qershor të 2022 nga përgjegjës sektori të drejtoria e tarifës ka kaluar specialist tek zyra e Mbikëqyrjes te magazinave fiskale në Fier. Prej kohësh doganat shqiptare janë përfshirë në shkelje dhe abuzime të mëdha. News24 disponon një dosje të plotë të evazionit në Dogana që bëjnë përgjegjës drejtorin Genti Gazeli, dhe do të vazhdojë ta beje transparente që nga e hëna e në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA ATENTATI NË MILOT/ Një prej autorëve me kapele, qëlloi nga distancë e afërt, zbulohen lëvizjet e fundit para ngjarjes
Previous article VRAU GRUAN DHE UA HODHI FAJIN SHQIPTARËVE/ Piloti grek i kalon të gjithë pasurinë vajzës

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT