• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THELLOHET SKANDALI NË ELBASAN/ “Pedagogia urinonte në klasë, nga ky dekan vdiqën 13 vajza që…” (DËSHMITË)
Home
Sociale

THELLOHET SKANDALI NË ELBASAN/ “Pedagogia urinonte në klasë, nga ky dekan vdiqën 13 vajza që…” (DËSHMITË)

10 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e dekanit dhe disa pedagogëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit.

Një ish-studente e diplomuar tashmë e këtij fakulteti, ka shkruar sot pranë JOQ.al, ku nuk ka nguruar të tregojë për dekanin, por edhe për Elvira Lumin, shefe departamentit të Gazetarisë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2000, ku sipas mesazhdërgueses, Elvira, e cila kishte kaluar një krizë nervore në atë periudhë, kishte urinuar në mes të klasës, para studenteve të Ciklit të Ulët.

E arrestuar tashmë, ajo dallohet për ofendimet që bënte ndaj femra duke i quajtur të përdala.

Elvira1

Vajza, e cila preferon të ngelet anonim, rrëfen:

Marr shkas të shkruaj nga skandali që po ndodh në Universitetin e Elbasanit ku janë arrestuar 3 pedagogë për marrje të parave, konkretisht 200 euro për një notë kaluese. Pse nuk shkruajnë portalet që pedagogia e arrestuar Elvira Lumi, shefe e departamentit te Gazetarisë, në vitet 2000, urinoi në klasë në sy të të gjithë studenteve?

E dinë të gjithë në Elbasan. Pati një shkallim nga trutë pedagogia në fjalë. Vinte në klasë e ofendonte vajzat me fjale të tilla si “oj kurvë”, “oj lavire”. Një ditë, një vajzë i thotë “O zyshe, sa e mirë je bërë sot”.

“Aaa ashtu”, i tha kjo? “Ja, më shiko sa e mirë që jam” dhe hoqi mbathjete urinoi në mes të klasës. Bëhet fjalë për në vitin 2000-2001. Nuk kishte përparuar teknologjia kaq shumë sa sot, për të pasur filmime.

Të gjithë te Cikli i Ulët e dinë këtë histori. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetë pedagoge, madje u bë dhe shefe departamenti, se jetojmë në Shqipëri. Çdo gjë ndodh këtu”.

Elvira-Lumi

Më tej vajza vijon të tregojë edhe për dekanin e fakultetit të Gazetarisë, Albert Riskën, edhe ky i arrestuar. Për të hedh akuza edhe më të forta, teksa thotë se i detyronte studentet të shkonin në ekspedita jashtë Elbasanit, deri sa një autobus me to ra në Llogora, e si pasojë 13 vajza humbën jetën.

Ish-studentja kujton:

Pse nuk e përmendin Dekanin e Gazetarisë që është arrestuar, që i detyroi studentet të shkonin në ekspeditë në Sarandë, ku autobusi u rrezua e aty humbën jetën 13 bija nënash?

Çfarë shteti jemi ne, që këto “mostra” i lëmë akoma aty ku janë, gjoja të edukojnë breza? Sa për dijeni, të gjithë pedagogët në universitetin e Elbasanit, si te Cikli i Ulët, si te Shkencat Humane, të gjithë marrin lekë.

Janë bërë si uliganë duke u sjellë keq e duke trashur barkun që po i hipën deri në gjoks. Harrojnë këto pedagoge që ato lekë që marrin i kane HARAM, se studentët me 100 mallkime i japin.

Ka nga ata që vuajnë për bukën e gojës e kanë apo s’kanë, duhet të heqin kafshatën për të ngopur xhepat e këtyre flliqësirave”.

Albert-Riska-Dekan

Vajza kujton edhe provimin e parafundit të diplomës, ku dekani, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë orë për t’u dhënë mësim, i kishte detyruar të gjithë të paguanin rreth 100 mijë lekë, që të mos u vononte diplomat.

E reja vijon të shprehet:

Në provimin e fundit para diplomës, ku dekani i nderuar nuk na erdhi në asnjë orë mësimi, u detyruam që e gjithë klasa të hedhim me emra në listë nga 100 mijë lekë, vetëm që mos të na vonohej diploma.  Ku është shteti o njerëz? Se si PD e si PS nuk pamë një herë rregull në institucionet tona? Turp për këta politikanë, turp për këtë shtet që vë pedagoge dhe një që ka mbaru me 5-a ose me diploma të blera.

Më vjen keq që jetoj në këtë vend, siç thosh Konica: “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”.

Ju lutem publikojeni, ndoshta e lexon ndonjë “i madh” dhe fillon vettingun e pedagogeve”./JOQ

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë djali! Noizy surprizon fansin e tij 20-vjeçar në mes të klasës... Dhurata që i bëri është thjesht fantastike (FOTO)
Previous article Të gjithë duan 17-vjeçarin më të mirë të planetit që luan në Championship…

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT