• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
THELLOHET RËNIA E EUROS/ Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ
Home
Ekonomi

THELLOHET RËNIA E EUROS/ Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

12 August, 2025 s.autor Ekonomi

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77 lekë në blerje. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na 2008-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.

Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë, deklaroi: “Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm euro në qarkullim dhe kjo do të thotë se ka jo vetëm euro formale, por edhe euro nga kanale informale. Jemi në periudhën e verës ku emigrantët sjellin në rrugë formale apo informale para, apo thënë ndryshe remitanca”.

“Hyrjet masive të turistëve të huaj që sjellin valutë, investimet e huaja që përllogariten në euro, si dhe mungesa e kërkesës për të blerë valutë për importe – të gjitha kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të qëndrueshëm të euros”, shpjegon Hoxha.

Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë….ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është më as hijeshia që ishte. E zbehtë në kurset e këmbimit, e pa forcë në dorën e emigrantit, euro po jeton ditët e saj më të zymta.

Eriola Hoxha shprehet: “Efektet negative janë në horizont. Deri tani është duket se kemi përfituar nga inflacioni i importuar. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se “zhvlerësimi i euros do të kthehet shpejt në fatkeqësi”.

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri i lekut, apo thjesht një episod në ciklin e luhatjeve monetare që i karakterizon tregjet në tranzicion.

Kliton Vaso, ekspert bankar: “Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”.

Krahasuar me fillimvitin, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se euro është zhvlerësuar me 1.05 lekë.

“Kjo nuk është vetëm një krizë kursi. Është një ndryshim paradigme. Një kohë e re ku lekut po i jepet dinjitet. Një realitet i ri ku euroja nuk frikëson më, por barazohet. Një botë ku fiton ai që merr pagë në lekë… dhe humbet ai që paguhet në euro”, thekson Vaso.

Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MOSHUARI HUMBI JETËN NGA FLAKËT NË GRAMSH/ Nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…
Previous article SITUATË ALARMANTE NGA ZJARRET/ Pas Gramshit, urdhër evakuimi edhe për banorët në fshatrat e Poliçanit

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT