• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLOHET BILANCI NGA ZJARRET NË HAWAI/ 89 të vdekur. Nis hetimi mbi menaxhimin e tragjedisë nga autoritetet
Home
Nderkombetare

THELLOHET BILANCI NGA ZJARRET NË HAWAI/ 89 të vdekur. Nis hetimi mbi menaxhimin e tragjedisë nga autoritetet

13 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur në zjarret në ishullin Hawaii të Maui, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan.

Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, siç njoftoi guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. “Ne kemi numëruar 89 të vdekur,” tha Green dje pasdite. “Do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai.

Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën e shkatërrimit në Laheina. “Gjithçka u shkatërrua, gjithçka. Po më thyhet zemra”, thotë 80-vjeçari Anthony Garcia, i cili prej 30 vitesh ka zgjedhur Lahainën si shtëpinë e tij. Rreth tij, të mbijetuarit kërkojnë nëpër hi me shpresën për të gjetur foto ose objekte.

Nga dyqanet, hotelet dhe restorantet që i dhanë karakterin e qytetit turistik me 13000 banorë, nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Në këtë peizazh rrënimi, banorët po përpiqen të kuptojnë se si mori këtë përmasa kjo tragjedi. Kështu veproi edhe gjyqësori, duke urdhëruar një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale. Maui përjetoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit, ndërsa sirenat e alarmit të zjarrit nuk u aktivizuan.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, të ndihmuar nga qen të trajnuar, kanë mbërritur në Maui për të kërkuar viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Goditi qytetaren, e pëson keq efektivi i policisë në Berat
Previous article "UNË BËJ DASHURI ME BURRA ÇDO DITË..."/ New York Post publikon letrën ‘famëkeqe’ të ish-presidentit Barack Obama

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT