• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THATËSIRA E MADHE/ Gjermaniau jep miliona euro ndihma, bujqëve
Home
Nderkombetare

THATËSIRA E MADHE/ Gjermaniau jep miliona euro ndihma, bujqëve

24 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Thatërsia që po vazhdon prej muajsh në Gjermani ka shkaktuar dëm të madh. Shoqata e fermerëve kërkoi ndihmë emergjence një miliardë euro nga shteti për fermerët e prekur. Por kaq shumë para nuk do të jepen.

Me gjithsej 340 milionë Euro federata dhe landet duan të ndihmojnë fermerët për shkak të të korrave të këqia si pasojë e thatësirës që po vazhdon prej muajsh në Gjermani. Në sfondin e dëmit të shkaktuar prej thatësirës këtë verë federata do të mbulojë gjysmën e shumës së dëmit, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner (22.08) në Berlin.

Shoqata federale e fermerëve gjermanë pati kërkuar me këmbëngulje ndihmë nga shteti. Fillimisht presidenti i shoqatës Joachim Rukëied vlerësoi një miliardë Euro si ndihmë e “dëshiruar”. Ai tha në Berlin, se synohet jo patjetër kjo shumë, por në radhë të parë duhet shpallur “gjendja e jashtëzakonshme kombëtare”. Kjo është e nevojshme në sfondin e të korrave shumë të këqia të drithrave. Sivjet është korrur 22 përqind më pak grurë e drithëra të tjera krahasuar me një vit më parë. Këtyre u shtohen edhe humbjet prej thatësirësh në të vjelat e pataveve, panxharsheqerit dhe ushqimeve për kafshë.

Në kushtet aktuale të thatësirë fermerët ngrenë edhe një problem tjetër të mprehtë që duhet ta zgjidhë politika: kthesën e nevojshme në sektorin e bujqësisë. 71 të gjermanëve ndryshimi i klimës, sipas një anketimi aktual, u shkakton shqetësime të mëdha. Po ashtu edhe mirëqenia e kafshëve qendron në krye të agjendës së gjermanëve. Si mund të funksionojë kjo kur 500 gram mish derri ofrohet në supermarket për 2,50 Euro, ky është një fakt që duket se shumë nuk e nxjerrin në pah. Në një botë të globalizuar, një ekonomi të orientuar nga eksporti si ajo gjermane, duhet guxim, sipas ekspertëve, për t’ua imponuar rregullat koncerneve agrare. Edhe konsumatorët vlerësohen si të papërgjegjshëm. Kultivimi i bagëtisë në masë shkakton shumë probleme ekologjike. P.sh. edhe pse në Gjermani ka gjithnjë e më shumë vegjetarianë, mbetet konstant sasia e konsumimit të mishit.

Pra apeli i drejtuar shtetit për ndihmë nuk ka të bëjë vetëm me emergjencën e shkaktuar nga thatësira. Në ferma mungojnë edhe punëtorët e rinj, të cilët lalrgohen nga zonat rurale. Në disa zona të Brandenburgut p.sh. pothuajse nuk ka mbetur më asnjë hapësirë agrare. Fermat familjare detyrohen ta ndërpresin aktivitetin si jo rentabël. Si një pjesë e zgjidhjes sugjerohen ferma më të fuqishme familjare, të cilat punojnë me standarde ekologjike duke i kushtuar vëmendje edhe ndryshimit të klimës.Por kjo është vetëm një pjesë e zgjidhjes, sepse efekti që do të ketë ndihma e emergjences nga federata për thatësirën, do të diskutohet tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER-PASURIA ME 1 MILIARDË LEKË/ Pas ankimimit të LLALLËS, çfarë do të ndodhë me "MAGJISTARIN" e pronave...
Previous article E BURGOSI TEK LAZIO/ SPECIALISTI "TARE" gati të rinovojë me YLLI SERB

k.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT