• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THAÇI MBËRRIN NË HAGË/ Nesër intervista në Prokurorinë Speciale
Home
Rajon

THAÇI MBËRRIN NË HAGË/ Nesër intervista në Prokurorinë Speciale

12 July, 2020 F.autor Rajon

Presidenti Kosovws Hashim Thaçi, tashmë ka mbwrritur në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Njoftimin se të hënën (13 korrik, 2020) do të udhëtojë për në Hagë, Thaçi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook. Ndërsa Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se ai tashmë ka rritur atje.

Sot (12 korrik, 2020) është mbajtur një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Sigurisë nën kryesimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, ku është diskutuar mundësia e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19 në vend, dhe në këtë takim nuk ka qenë prezent Presidenti Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Gjithnjë sipas burimeve, Thaçi nuk ka marrë pjesë në takimin e lartpërmendur për shkak se rreth orës 15:00, ai është nisur nga aeroporti i Tiranës për t’u intervistuar nesër në Hagë ku do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Kujtojmë se më datë 24 qershor, 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Në dhjetor të vitit 2011, senatori zviceran Dick Marty publikoi një raport në Këshillin e Evropës ku përmenden disa ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si të përfshirë në krime lufte.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASKUSH NUK MUND T'I THOTË "JO" ATIJ/ Bosi i Gomorras i bën ofertë Ibrahimovic
Previous article ME BLUZEN E INTER DHE FORMA BOMBASTIKE/ Miss Shqipëria “tërbon” tifozët zikaltër (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT