Dy makina të Misionit të BE për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX janë në hapësirat e selisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës mëngjesin e sotëm.
Ende nuk ka ndonjë njoftim nga Gjykata Speciale nëse ky mund të jetë një operacion i radhës i tyre.
Përgjigje nuk kanë dhënë as zyra për media e kësaj partie, raporton Top Channel.




