Burime pranë PD bëjnë të ditur se Agron Gjekmarkaj është përzgjedhur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të kandiduar si deputet.
Le të kujtojmë se Gjekmarkaj kishte përsëritur disa herë që nuk kishte si synim kandidimin në PD dhe se kritikat e tij ndaj qeverisë i bënte si një njeri i lirë.
Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Celës në qarkun e Kukësit.